• |
ide | kryesore

Ligue 1, “rregullat” e reja janë të çuditshme: E ndaluar të pështysh e 10 sekonda për festimin – kamera e fshehtë e PSG

Sport, Video



Koha për buzëqeshje në kampin e Psg, 13 pikët e avantazhit në Ligue 1 ndaj Lille dhurojnë qetësi tek kampionët e Francës. Me disa lojtarë në mungesë për shkak të impenjimit me kombëtaret, klubi është zbavitur duke i bërë një shaka atyre që kishin mbetur në Camp des Loges. Të filmuar nga telekamerat e fshehura, Rabiot e Dani Alves janë vënë në siklet nga një funksionar flas i Federatës mbi 6 rregulla të reja të cuditshme në futboll, një kamera e fshehtë më pas e zbuluar nga Draxler.

E megjithatë, “fatkeqët” e Paris Saint-Germain kishin nevojë për pak kohë që ta kuptonin që ishte shaka. Një seri rregullash të cmendura e gjithnjë e më të cuditshme, të listuara nga aktori i rolit, që i kanë habitur fare lojtarët që e dëgjonin. Dy të parat kanë surprizuar Nkunku e Diarra: arbitri do të ketë një telekamera në qafë e nuk do të lejohen më fjalët e këqija në fushë, ndëshkimi karton i verdhë. “Kështu do të ketë 8 kartona të kuq për ndeshje. E keni seriozisht?” u habit Diarra. Ndërsa Rabiot u rebelua për ndalimin e të pështyrit në fushë: “Rregull i drejtë, qendron. Por kështu nuk mund të pështyjmë askund, si i bëhet?”.

Ndalim edhe modeleve të flokëve të cuditshme në fushë, rregull që do të godiste në rradhë të parë të shkretin Nkunku, që u tall menjëherë nga Rabiot. Të rejat e fundit godasin Draxler e Dani Alves. Duhet të ngresh dorën për të kërkuar leje ti flasësh arbitrit e vetëm 10 sekonda të lejuara për festimin, përndryshe kërcënimi me karton të verdhë. “E kur fillon festimi, në castin kur shënon?”.

Vetëm këtu lojtarët e kuptuan se kishte dicka që nuk shkonte, me Draxler që zbuloi telekameran e fshehur e që bëri që shakaja të përfundonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *