• |
ide | kryesore

Murgesha që ndihmoi në strehimin e fëmijëve hebrenj nga nazistës vdes në moshën 110 vjeçare

Planet



Një grua që besohet të jetë murgesha më e vjetër në botë, e cila ndihmoi në fshehjen e fëmijëve hebrenj nga nazistët, ka vdekur në moshën 110-vjeçare. Cecylia Roszak vdiq të premten në manastirin dominikan në qytetin e Krakov, Poloni, nw vendin ku ka banuar për gati 90 vjet. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Roszak, ndihmoi në strehimin e hebrenjve lokalë në kryeqytetin lituanez Vilnius, pasi kishte udhëtuar atje bashkë me murgeshat e tjera. Sipas raportimeve, ato ndihmuan dhjetra çifutë që të shpëtonin nga nazistët.

Në vitin 2009, murgesha u nderua me titullin ‘Righteous Among the Nations’ për përpjekjet e saj gjatë luftës, një titull i përdorur nga Izraeli për ata që rrezikuan jetën e tyre gjatë Holokaustit për të shpëtuar hebrenjtë.

Një zëdhënës i manastirit tha për mediat lokale se pavarësisht moshës së saj dhe operacioneve nw hundë dhe gju, Motra Cecylia ishte plot me gjallëri dhe kishte një sens të madh humori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *