• |
ide | kryesore

Polemika e fortë/ Misioni i vështirë i Ciprasit për të ndarë kishën greke nga shteti

Arkiva, Kryesore



“Një luftë e shenjtë”. Kështu e konsideronte në faqen e saj të parë gazeta Avgi e partisë në pushtet Siriza, betejën që po zhvillohet në Greqi për ndarjen e kishës ortdokse nga shteti. Në 6 nëntor të këtij viti kryeministri Cipras dhe shefi i kishës greke, Jeronimus(foto poshte), shtrënguan duart para kamerave dhe aparateve fotografikë të gjithë vendit duke shpallur marëveshjen e “historike”.

Rezultate imazhesh për Iéronymos

Por nuk qe e thënë që në Greqi një akt i tillë të kalonte kaq lehtë.

Vendi që e ka të sanksionuar në nenin 3 të kushtetutës së 1975 faktin se “Feja dominante në Greqi është ajo e kishës ortodokse të lindjes”, nuk mund ta gëlltiste lehtësisht këtë mini rrevolucion.

Në akordin prej 15 pikash mes Ciprasit dhe Irenejit parashikohet që klerikët ortodoksë mos konsiderohen më si nënpunës së shtetit dhe të mos paguhen drejtpërdrejt prej tij. Në këmbim të kësaj qeveria do ti delegojë kishës një fond prej 200 milionë eurosh, aq sa është shuma e pagave aktuale. Kishta do të taksohet, ndryshe nga deri më tani, për pronat e saj që nuk kanë qëllime fetare dhe këto prona do të rigrupohen në një fond të drejtuar në mënyrë të barabartë nga kisha dhe qeveria.

Me një fjalë, kryeministri i majtë Cipras, që qe i pari që nuk u betua në mënyrë religjoze (foto poshte) dhe që nuk ka bërë një martesë fetare me gruan e tij, propozon futjen në kushtetutë të konceptit të shtetit neutral nga ana fetare.

Rezultate imazhesh për Iéronymos tsipras

Por, kjo nismë nuk po kalon lehtësisht as për besimtarët fanatikë dhe as për vetë krerët e klerit. “Në 16 nëntor në një mbledhje të Sinodit të shenjtë që i merr vendimet në mënyrë kolegjale, ky propozim u hodh poshtë nga 73 prej 82 pjesmarrësve”, tregon gazeta Liberation e përkthyer nga Lapsi.al.

Arsyeja kryesore e këtij kundërshtimi është fati ekonomik i priftërinjve ortodoksë që lejohen të martohen dhe kanë në ngakim edhe familjet. Të shqetësuar për barrën fiskale dhe pensionet e tyre priftërinjtë njëzëri e kanë rrefuzuar atë marrëveshje dhe e kanë etiketuar si “sulmin më të egër ndaj të drejtave të punësimit në histori”.

“Ky është kapërcimi i një vije të kuqe” i ka thënë televizionit Skay arqipeshkvi Kristothomos që e ka quajtur marrëveshjen të papranueshme dhe të turpshme.

Megjithëse partia kryesore e opozitës Demokracia e Re fillimisht e përshëndeti marëveshjen, më pas shefi i saj, Kiriakos Micotaqis e quajti kreun e kishës si të manipuluar për qëllime elektorale.

“Kjo histoiri ka vetëm një zgjidhje, që priftërinjtë në detyre të vazhdojnë me regjimin e vjetër ndërsa të rinjtë të fillojnë të rekrutohen direkt nga kisha dhe jo nga shteti” i tha gazetës Liberation që përktheu lapsi.al, Stavros Zouboulakis, një specialist i studimeve biblike.

Në Greqi, reformat shtetërore që kanë prekur pushtetin e kishës gjithnjë janë pasuar nga kriza të thella. Kështu në vitin 1982, kur PASOk-u i Andrea Papandreut legalizoi martesën civile, po kështu në vitin 2000, kur u fshi nga pashaportat përmendja e fesë, apo kur në 2009, Demkracia e Re hoqi orën e mësimit të fesë ortodokse nga shkolla.

Por, me ngadalë këto ndryshime janë pranuar. Aleksis Cipras me këtë hap po plotëson një premtim të fushatës që mbështetet nga fakti se edhe 55% të sonduarve tregojnë se janë pro kësaj lëvizjeje.

Burimi Liberation/ përshtati Lapsi.al 



3 Comments

  1. Kisha greke subvencionohet nga Shteti,ashtu si ne Iran dhe shume vende arabe!
    Dhe ky vend eshte antar i BE-s!
    Lufta kunder Kishes greke(dhe prifterinjve grek ne Shqiperi),eshte pjese e luftes se shenjte
    e kombit shqiptare.Vetem me ngordhjen e Kishes greke,dhe ngritjen Kishes ortodokse
    Autoqefale shqiptare(e pushtuar nga ajo greke edhe ne Tirane) do te kete nje rilindje te madhe
    per rracen shqiptare ne Greqi.

  2. Vemjet e pyllit, hienat e savanes dhe lakuriqet e nates nuk do t’i kishin fare zili keta grabitqare te njerezimit, qe na rane per fqinj

  3. kisha dhe feja eshte ne qelizen me te thelle te jetes dhe do ruhen me cdo lloj menyre ,perndryshe do quheshim te gjithe zigur hihihihi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *