• |
ide | kryesore

Projekti Super Champions: ja çfarë favoresh do të kenë klubet e mëdha

Sport



Superliga nuk do të bëhet, Uefa e Eca po shkojnë me shpejtësi të madhe drejt një formati të ri të Champions League, aq revolucionare sa do të quhet SuperChampions League. Të rejat që janë zbuluar në konferencën për shtyp të Aleksander Ceferin e Andrea Agnelli, përfaqësues të futbollit dhe klubeve europiane, janë të përmbledhura në 7 pika që do të prekin edhe kampionatet kombëtare dhe ndeshjet e përfaqësueseve.

Do të fillojë natyrisht nga Champions e re, që do ti japë hapësirë klubeve të mëdha (mund të përfshihet një renditje “historike” si raporton La Gazzetta dello Sport) e do të ketë të parashikuar hyrjen përmes promocionit edhe nga dy kupa të tjera të Uefa-s. Një është Europa League, tjetra do të jetë një Kupë e tretë që do të përfshihet në 2021, duke e rritur numrin e skuadrave që vijnë nga kampionatet e ndryshme europiane.

Reforma do të tentojë të bashkojë në një farë mënyre Europianin, Kupën e Amerikës e Kupën e Afrikës në mënyrë që futbollistët të jenë të impenjuar në të njëjtin vit e në të njëjtën periudhë, duke reduktuar pakënaqësitë e klubeve. Në fund do të zvogëlohen dritaret e pauzave të kampionateve nacionalë për shkak të impenjimit të kombëtareve.

Është folur edhe për të unifikuar numrin e ndeshjeve në vende të ndryshme. Në Angli, 20 skuadra në Premier League e dy kupa kombëtare, arrijnë në 53 ndeshje të luajtura në sezon, në Gjermani “vetëm” 43: diferenca të rëndësishme që do të kërkohet të ekuilibrohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *