• |
ide | kryesore

Shorti i kualifikueseve Euro-2020: Vazo e Shqipërisë, kundërshtarët e mundshëm dhe gjithcka duhet të dini…

F1, Sport



Në 2 dhjetor në orën 12 në Dublin do të hidhet shorti për grupet kualifikuese të Euro 2020. Tashmë që ka mbaruar faza e parë e Nations League dhe Shqipëria dështoi keq, natyrisht që ka zbritur 1 vazo më poshtë në krahasim me eliminatoret e Botërorit. Interesant është fakti që mund të përballemi dhe me Kosovën, që bën pjesë në vazon e 5-të, gjithmonë nëse skuadra e Challande nuk siguron një biletë për në Europian nga Liga e Kombeve.

Surpriza e madhe është ajo e Gjermanisë që do të jetë në vazon e dytë dhe do të jetë rreziku i madh për të gjitha skuadrat. Do të formohen 10 grupe (5 me nga 5 skuadra, 5 me nga 6 skuadra): kualifikohen dy të parat.

VAZOT
Vazo UEFA Nations League (4): Zvicra*, Portugalia*, Hollanda*, Anglia*
+
Vazo e parë (6): Belgjikë, Francë, Spanjëa, Italia, Kroacia, Polonia

Vazo e dytë (10): Gjermania, Islanda, Bosnia-Hercegovina*, Ukraina*, Danimarka*, Suedia*, Rusia, Austria, Uellsi, Republika Ceke

Vazo e tretë (10): Sllovakia, Turqia, Republika e Irlandës, Irlanda e Veriut, Skocia*, Norvegjia*, Serbia*, Finlanda*, Bullgaria, Izraeli

Vazo e katërt (10): Hungaria, Rumania, Greqia, SHQIPERIA, Mali i Zi, Qipro, Estonia, Sllovenia, Lituania, Gjeorgjia*

Vazo e pestë (10): Maqedonia*, Kosova*, Bjellorusia*, Luksemburgu, Armenia, Azerbajxhan, Kazakistan, Moldavia, Gjibraltar, Ishujt Faroe

Vazo e gjashtë (5): Letonia, Liechtenstein, Andorra, Malta, San Marino

*Të sigurta se mund të shkojnë të paktën në play-off pas fitores së grupeve respektive në UEFA Nations League

10 GRUPE, KALOJNE DY TE PARAT
Do të jenë 10 grupe për kualifikueset e Europianit 2020: pesë grupe me nga gjashtë skuadra dhe pesë me nga pesë. Do të kualifikohen dy të parat e klasifikuara të 10 grupeve, kështu 20 nga 24 vendet e mundshme. Katër vendet e tjera do të vendosen përmes Nations League.

Fitueset e katër grupeve të cdo divizioni të Nations League do të shkojn në Final Four që do të diskutohet me eleminim direkt. 4 skuadrat fituese do të marrin kalimin për në Europianin 2020. Final Four për titullin do të luhet në qershor 2019, ndërsa playoff do të luhen në mars 2020. Nëse një skuadër fituese e një grupi, e kishte siguruar kualifikimin më parë në Euro 2020 përmes kualifikueseve europiane, vendin e saj do ta marrë kombëtarja me pikavarazhin më të lartë brenda divizionit.

KALENDARI I EURO 2020
Java 1: 21–23 marso 2019
Java 2: 24–26 marso 2019
(gjysëmfinalet e UEFA Nations League: 5 e 6 qershor 2019)
Java 3: 7–8 qershor 2019
(Finalet e UEFA Nations League: 9 qershor 2019)
Java 4: 10–11 qershor 2019
Java 5: 5–7 shtator 2019
Java 6: 8–10 shtator 2019
Java 7: 10–12 tetor 2019
Java 8: 13–15 tetor 2019
Java 9: 14–16 nëntor 2019
Java 10: 17–19 nëntor 2019

Shorti i play off: 22 nëntor 2019
Shorti i fazës finale: 1 dhjetor 2019
Playoff, gjysëmfinale: 26–28 mars 2020
Playoff, finale: 29–31 mars 2020
Faza finale: 12 qershor –12 korrik 2020

KRITERET QE VENDOSEN VAZOT
Të gjitha skuadrat e UEFA Nations League janë klasifikuar nga vendi i 1° në të 55° në përfundim të Fazës së parë të martën. Klasifikimet individuale janë vendosur në bazë të pozicionit në grup, pikëve të fituara, diferencës së golave, golave të shënuar etj., me 12 skuadrat e Ligës A të përcaktuara në klasifikim nga vendi 1° në të 12°, me 12 skuadrat e Ligës B nga 13° në 24° e kështu me radhë.

LIMITIMET E SHORTIT
Vendet mikpritëse
Për ti lejuar 12 shteteve që do të presin UEFA EURO 2020 të kualifikohen si fituese ose të dyta të kualifikuara në grup, mund të shortohen maksimumi dy në të njëjtin grup.
Nëse një vend që mirëpret UEFA EURO 2020 është ose mund të shortohet në një grup që ka ndërkohë dy vende pritëse, do të kalojë në grupin e parë të mundshëm në rend alfabetik treguar nga kompjuteri.

Azerbajxhan
Danimarka
Anglia
Gjermania
Hungaria
Italia
Hollanda
Republika e Irlandës
Rumania
Rusia
Skocia
Spanja

Konfrontime që nuk lejohen
Ashtu si ka vendosur Komiteti Ekzekutiv UEFA, skuadrat e mëposhtme nuk mund të shortohen në të njëjtin grup:
Gibilterra/Spanja
Bosnia-Herzegovina/Kosova
Kosova/Serbia

Nëse shorti vendos një prej këtyre përballjeve, skuadra e shortuar do të futet në grupin e parë disponibël në rend alfabetik treguar nga kompjuteri.

Limitime për motive klimatikë
Në muajt e dimrit, në disa shtete është një rrezik i lartë ose i konsiderueshëm i kushteve klimatike të ndryshme. Për të bërë të mundur që koha e keqe të mos i kondicionojë shumë ndeshjet ose ti shtyjë, në të njëjtin grup mund të shortohen në të njëjtin grup maksimumi dy nga skuadrat e mëposhtme.
Tre vendet me shenjën (*) nuk mund të presin ndeshje në mars ose nëntor.
Bjellorusia
Estonia
Ishujt Faroe*
Finlanda*
Islanda*
Letonia
Lituania
Norvegjia
Rusia
Ukraina

Nëse një skuadër është ose mund të shortohet në një grup që ka ndërkohë dy vende nga lista, do të kalojë në grupin e parë të mundshëm në rend alfabetik treguar nga kompjuteri.

Limite distance
Disa vende janë shumë larg njëra tjetrës. Për të pasur transferta jo shumë të lodhshme, në të njëjtin grup mund të shortohen maksimumi dy nga skuadrat e mëposhtme.
Nga/në ..
Kazakistan (Astana)
Andorra (Barcelona)
Anglia (Londra)
Franca (Paris)
Islanda (Reykjavik)
Malta (Valletta)
Irlanda e Veriut (Belfast)
Portugali (Lisbona)
Republika Irlandës (Dublin)
Skocia (Edimburg)
Spanja (Madrid)
Uells (Kardif)

Nga/në
Azerbajxhan (Baku)
Islanda (Reykjavik)
Portugali (Lisbona)

Nga/në
Islanda (Reykjavik)
Armenia (Yerevan)
Qipro (Larnaca)
Gjeorgjia (Tblisi)
Izrael (Tel-Aviv)

Nëse një skuadër është ose mund të shortohet në një grup që ka ndërkohë dy vende nga lista, do të kalojë në grupin e parë të mundshëm në rend alfabetik treguar nga kompjuteri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *