• |
ide | kryesore

Telenovela Kale zgjidhet me 50 mijë euro: braziliani në fushë kundër Partizanit

Sport



Elton Cale, futbollisti që qendroi peng mes Kukësit e kuqezinjve të Flamurtarit do të zbresë titullar për herë të parë në formacionin e Ilir Dajës, ndoshta duke filluar që të premten kundër Partizanit. Braziliani nuk ka arritur të luajë me kuqezinjtë ende, për shkak të konfkliktit të krijuar nga Kukësi, me pretendimin se futbollisti ishte nën kontratë me Blutë. Kështu, telenovela më e gjatë e merkatos pati fund të lumtur për Flamurtarin, edhe pse me tre muaj vonesë nga sa do të dëshironin në Vlorë.

Marrëveshja mes palëve i ka dhënë viston fantazistit për të përfaqësuar Flamurtarin, gjë që e ka bërë entuziast lojtarin pas një kalvari katër mujor. “Jam shumë i kënaqur që do të luajë dhe më në fund është zgjidhur gjithcka, pasi kishte një problem që më pengonte dhe kjo ka humbur shumë kohë – u shpreh Kale në daljen e parë të tij si futbollist i vlonjatëve. Eshtë dicka e mirë që mund të jap kontributin për Flamurtarin”

Flamurtari dhe Partizani luajnë të premten në orën 18 në Vlorë ndeshjen e parë të javës së 14 dhe traineri Ilir Daja ka tashmë një forcë më shumë në fushën e lojës, që vjen në momentin e duhur, duke qenë se mungon për shkak dëmtimi Danilo Alvesh.

“Rëndësi ka që do të luaj – tha Kale -. Titullar apo jo ndaj Partizanit këtë e vendos traineri. Nuk ka rëndësi nëse do të arrij të shënojë. Vlen fakti që do të jem në fushë dhe do të ndihmoj Flamurtarin. Të fitojë skuadra është gjëja më e rëndësihme, jam këtu për këtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *