• |
ide | kryesore

Tronditet keq Psg: Dëmtohet dyshja e artë Neymar e Mbappé

Sport



Impenjimet e kombëtareve kanë qenë me pasoja të rënda për Paris Saint Germain. Një lajm i dyfishtë i keq për francezët: Neymar u detyrua të largohet nga fusha e lojës pas 8′ në sfidën mes Brazilit e Kamerunit për një problem në kofshën e djathtë, ndërsa Kylian Mbappé, i impenjuar me Francën kundër Uruguay, ka dalë pas 30 minutash për një dëmtim në shpatullën e djathtë.

Neymar ka ndjerë një tërheqje muskulare, në sprintin e bërë në minutën e 8 dhe ka kërkuar menjëherë zëvendësimin, duke i lënë vendin Richarlison. Ndërsa ylli tjetër i skuadrës Mbappé është dëmtuar në një përplasje me portierin kundërshtar Campana në dalje. Rrëzimi ka qenë fatal për sulmuesin, që është zëvendësuar nga Thauvin në të 36′.

Ankth për Psg, që e presin sfidëat kundër Tolosa, në Ligue 1, e mbi të gjitha ajo me Liverpool, deciziv për kualifikimin në 1/8 e Champions League, ku parisienët kanë 5 pikë, ndërsa Napoli e Liverpool në kuotën 6.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *