• |
ide | kryesore

Çështja/ Në protestat kundër ministrit ukrainas, shfaqet bandelora për Inter

Sport



Një episod kurioz ka ndodhur në Ukrainë, për më tepër në një situatë që nuk kishte të bënte aspak me futbollin. Gjatë protestave kundër Ministrit të Punëve të Brendshme, Arsen Avakov, një grup manifestuesish ka shfaqur parrulla e kanë ndezur tymuese. Por mes shumë banderolave, ajo që bie në sy është një e shkruar në italisht: “Inter M..”.

Një banderolë stadiumi, me shfryrjen më klasike të inatit. Shkaku është i qartë, një provokim i pastër i manifestuesve, duke qenë se Avakov është një tifoz i cmendur zikaltër. Mjafton të shohësh profilin e tij Tëitter për të gjetur pastime të mëparshme të ndeshjeve të Inter, në vecanti në tetor 2017 Ministri ukrainas shprehu gëzimin për fitoren në derbi me tre golëshin e Icardi.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *