• |
ide | kryesore

Dash Shehi: Nëse pranon Basha, garoj përballë Veliajt në Tiranë

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit të tij përballë kryebashkiakut Erion Veliaj, në zgjedhjet për pushtetin lokal vitin e ardhshëm.

I ftuar në Report TV, Shehi tha se nëse Basha do ta propozonte emrin e tij, ai do ta pranonte kandidimin dhe madje, do të bënte më shumë se Veliaj.

“Do ta gjykojmë kur t’i vijë koha. Do e flasim. Jo. Unë nuk e përjashtoj. Unë gjykoj se bashkia e Tiranës ka funksion politik, për hir të eksperiencës do t’i bëja më mirë punët. A do e shtyjmë Ramën tutje? Po. Për këtë arsye do e pranoja.

Halim Kosova ishte burrë i mirë, por kandidatura duhet të jetë politike. PD ka vënë personazhe të pavlera ndaj ka humbur. Janë zgjedhje politike. Kaq. Personazhi më i rëndësishëm politik duhet të ishte sot. Vumë një burrë të mirë, por na duhet një politikan. Nëse Basha do të bëjë politikë duhet të merret me personazhe politikë. Megjithatë kjo është premature, s’ka rëndësi fare.

Do jepja një këshillë që Basha. S’ka nevojë ta zgjedhin seksionet kryetarin, mjaftojnë disa sondazhe. Basha bazohet tek sondazhet, që prej 10 vitesh. Nuk përjashtoj asnjë mundësi që i jep shans këtij vendi të shtyjë jashtë regjimin e Edi Ramës.

Pse është më i fortë Veliaj? Unë them se ky është personazh negativ, më negativi. Sa ka ai jetë, unë i kam punë. Ai është nxënës, s’ka çfarë më mëson” – tha Shehi.



14 Comments

  1. Dash Shehu me kujton filmin e famshem “No Country for the Old Men” (“Nuk ka Vend per Burrat e Kohes se Shkuar”) . Tirana ne 1989 kishte 250 mije banore, ndersa sot ka rreth 1 milion. Nga ata 250 mije banore me shume se 200 mije kane lene Kryeqytetin duke emigruar jashte vendit. Pra popullsia indigjene e 1989 eshte vetem 50 mije dhe 950 mije jane te ardhur nga cdo cep i Shqiperise. Ndaj fiton Veliaj. Dashi ka shance zero per te fituar edhe sikur te gjithe ata 50 mije te votojne per te, te tjeret 950 mije qe jane nje mini Shqiperi eshte e pamundur te kesh mundesi ti besh per vete. Tirana sot nuk eshte nje Kryeqytet por nje kantund i madh me fshatare nga gjithe Shqiperia. Kete drame demografike te emigracionit te brendshem e nisi Berisha. Ai e dinte se nje prurje e tille nje eksod gjigand do ta shkaterronte ate pelhure solide te popullsise se Tiranes, duke nxitur njerez (kryesisht nga Veriu) te vijne te zaptojne troje, ndertesa publike ne menyre qe ti kishte si bujkrober te axhendes se tij politike. Jane keta njerez qe zune pune ne shtet. Ishte po ai qe bente ligje qe nese banon me shume se 20 vjet ne nje toke te zaptuar atehere te quhet e jotja. Ky emigracion i brendshem mori nje hov te ri kur Socialistet erdhen ne pushtet me 1998. Po kete beri edhe Partia e Metes. Ata ne te njejten linje si Berisha filluan te sjellin ne Tirane njerez nga Jugu i Shqiperise. Tani popullsia e Tiranes eshte si nje supe me lloj lloj barishtesh qe nuk ka stomak qe e tret. Keta Shqiptare qyqare jane batalionet e politikaneve per te bere protesta, per vota qe te mbajne pushtetin. Ne te njejten linje sot Veliaj dhe Rama po perdorin nje projekt publik qe ka 2 dobi per ta, e para vjedhin nje dore te mire nga taksat tona (40 milone dollare) dhe e dyta largojne nje pjese te verioreve nga nje lagje shume prane qendres se Tiranes. Problemi i yne eshte se Partite politike ne Shqiperi jane banda hajdutesh qe bejne cte mundin qe te na vjedhin, askush kurre ne keta 30 vjet nuk ka menduar nje dite per ne por per axhendat e tyre. Kjo ndodh sepse te gjitha keta forca politike jane pjella te ish Partise se Punes. E thene shkurt, ne 1990 nuk u permbys komunizmi i Hoxhes por thjesht u ndryshuar taktike nga komunistet per te mbajtuj pushtetin ne kushte te ekonomise se tregut. Ashtu si dje, ata kane ne pronesi gjithcka ne Shqiperi, fuqi politike, ekonomike, mediatike e gjithcka per te shtyour njerezit e per ti budallallepsur me propaganden e tyre, me emisione pa fund televizive me llafazanet mashtrues te tyre, nderkohe qe vazhdojne e na vjedhin e sundojne. Ky eshte fati yne i zi. Cilesia njerezore e Shqiperise eshte shume e ulet. Shqiptaret sot jane po aq te korruptuar sa edhe politikanet. Ata jane te shkaterruar menderisht e shpirterisht. Duhet nje force e re kombetare qe ka ne planet e saj vetem nje qellim, ndryshimin e vertete te kesaj gjendje te mjerueshme. Kete nuk e ben as Basha e as PD-ja as Meta e as Kaptinmodhja e LSI (ndaj erdhi Rama ne fuqi per shkak te qeverisjes se keqe PD&LSI). keta jane te gjithe pjese e llumit te ndyre qe ka shkaterruar kete vend. Te votosh per te sjelle ne fuqi Bashen e Kryemadhin nuk eshte zgjidhje per ne. Rama duhet larguar sepse eshte nje ndyresire, por jo qe te sjellim ne fuqi pjesen tjeter te llumit PD e LSI. Atehere kur nuk kemi ne horizont asnje force apo person politik te afte qe tu kundervihet ketyre plehrave qe na kane sjelle ne kete derexhe, cduhet bere? Si fillim duhet te braktisen votimet. Asnje te mos votoje. Duket si budallallek por kjo ju heq cdo lloj legjitimiteti partive ekzistuese pasi tregon se njerezit nuk pelqejne asnje prej tyre, ndaj nuk votojne, dhe si kokluzion demokracia nuk po funksionon me keta forca politike dhe sjell nevojen e nje force te re, te ndryshme nga keta horra e hajdute.

    1. Për pesë dekada të diktaturës kriminale enveriste, ishte qeveria diktatoriale që persekutoi , vrau, burgosi, internoi e ju konfiskoi pasuritë ajkës së popullsisë së Tiranës e Shqipërisë, intelektualëve e patriotëve më të shquar të këtij vendi.
      Tokat, shtëpitë e gjithshka kishin, ajo qeveri ju a shpërndau lumpenëve të ardhur kryesisht nga fshatrat e Jugut, meqë shumica e krerëve të PPSH, që nga Enveri e Mehmeti, vinin nga këto treva.
      Këta çilimij si ky Arbëri që shkruan më sipër, as nuk e kanë idenë se gjatë kohës së diktaturës komuniste, nuk kishte shans asnjë shqiptar që të lëvizte lirshëm për të shkuar në Tiranë të banonte e të punonte atje. Pra ndryshimi demografik i dhunshëm i kryeqytetit, u realizua nga diktatura enveriste. Ishte kontigjenti i këtyre të ardhurve të lidhur me Partinë e Punës që në vënd të elites patriotike e intelektuale të mëparëshme, e pronarëve të dikurshëm, bëri “ligjin” në kryeqytet e në gjithë Shqipërinë. Është një fakt tashmë i provuar se zonat malore të Shqipërisë së Veriut që nuk e duronin robërinë as nga qeveria vendëse e as nga jugosllavët me të cilër kishin luftuar për shumë breza, gjatë diktaturës enveriste u persekutuan e varfëruan akoma më shumë.
      Me përmbysjen e diktaturës, nuk është aspak e vërtetë që Berisha, ashtu siç e kanë përhapur këtë legjendë mashtruese propogandat komuniste, i solli “shpellarët” siç i quajnë ata shqiptarët antikomunistë, që të vërshonin në kryeqytet e në qytetet e mëdha.
      Të mos harojmë se me përmbysjen e diktaturës e vendosjen e lirive demokratike , shqiptarët e të gjitha anëve, në Jug e Veri, me qindra mijra emigruan jo vetëm mbrenda vendit, por më së shumti drejtë vendeve demokratike perëndimore.
      Sot në emigracion gjendet më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë së vitit 1990.
      Pjesa më e madhe e tyre emigroi në vendet fqinje të BE, në Greqi e Itali e mandej u përhapën në gjithë Europën perëndimore deri në SHBA, Kanada e Australi.
      Fqinjë kishim edhe Jugosllavinë, por ndonëse ky vend kishte një nivel jetese më të mirë se tonën, nuk pati shqiptarë qe ta preferonin ate. Askush gjithashtu nuk emigroi në vendet “mike” komuniste si Rusia apo Kina, Shkuan të gjithë, komunistë e antikomunistë që të bënin një jetë më të mirë tek “armiqtë” kapitalistë imperialistë ku sipas propogandave komuniste punrorët ishin “të varfër”, ndonëse pjesa dërmuese e tyre kishin paga më të mëdha se ministrat e qeverisë enveriste..
      Bëhet sot një propogandë e madhe nga komunistët, se “shpellarët”, shqiptarët me të varfër e më të persekutuar, qënkan vërsulur të zaptojnë pronat e të tjerëve.
      Po ku janë këto pronarë ?
      Pronarët e vjetër i zhduku tërësisht megjithë familjet e tyre diktatura komuniste. Një pjese e madhe e tyre emigruan që me ardhjen në pushtet të qeverisë komuniste pro jugosllave. Edhe ata nipër të tyre që lindën në emigracion, kanë ndërtuar jetën e tyre atje, janë ripasuruar edhe me biznese e as që duan më të kthehen në Shqipëri që të meren me pronat e tyre. Ata që mbijetuan në Shqipëri deri në vitet 90, janë larguar e shpërndarë në gjitha vendet perëndimore e as e marin mundimin që të harxhojnë para kot me gjykatësit e kohës së Enverit, që të rimarin pronat e etërve.
      T[ mos harojmë se ky fenomen ndodhi edhe në Europën feudale të mesjetës, ku dhjetra miliona europianë, braktisën vendet e tyre e emigruan kryesisht në SHBA. Edhe në Europë si pasojë e sistemit feudal, kishte me miliona fshatarë që nuk kishin prona të tyre e bile as edhe shtëpi.
      Revolucionet demokratike për përmbysjen e sistemit feudal, sollën si pasojë që miliona të tillë europianë pa prona, të vërshonin për “tokën e zanum”.
      Cili është ndryshimi i Shqipërisë me Europën ?
      Ndryshimi ështe se nëse Europa perëndimore kaloi në mënyrë graduale nga sistemi feudal i monarkive absolute ne sistemin e sotshëm politik demokratik pluralist, Shqipëria kaloi nga një sistem monarkik konstitucional , në një sistem monarkik absolut të diktaturës enveriste, ku pronar i gjithshkaje ishte sekretari i parë i PPSH.
      Pikërisht se kryeministri aktual Rama, po synon të ketë pushtete të pakufizuara si ish sekretari i parë i PPSH, prandaj është trazuar sot jeta politike në Shqipëri e ndodhin të tilla ngjarje.

    2. Mos je vetë endri fuga që ke shkruar këtë koment për të vënë në gjumë njerëzit.

      Përveç pasaktësive të qëllimshme se Berisha nxiti lëvizjen e njerëzve drejt kryeqytetit, kur dihet që një nga të drejtat themelore të njeriut është lëvizja e lirë dhe zgjedhja e vendbanimit, pasi enver hoxha për 45 vjet qëllimishtsht e bllokoi këtë lëvizje duke zgjedhur vetëm komunistët dhe njerëzit e lidhur me ppsh të kishin privilegjin të banonin në qytete dhe sidomos në kryeqytet, ti endri fuga në fund thua se nuk ia vlen të votosh askënd, por nuk haron të përshkruash PD e LSI si e keqe njëlloj si rilindja ,mos më keq, kur e vërteta është krejt tjetër:

      rilindja e edvin lapangjozit është e keqja më e madhe që e ka kapluar këtë vend pas komunizmit, dhe largimi me dhunë i këtij regjimi lapangjozësh është detyrë kombëtare e çdokujt që njeh nocionin komb, atdhe, familje.

  2. Sipas ketij komentuesit ketu na del qe ne te qeverisemi nga ndonje shtet tjeter sepse ky nuk na jep ne kete hartim nje obsion se ke force politike duhet te votoje ky popull.Ate here na mbetet sipas ketij o te votojme partine komuniste qe jane eshte ne grahmat e fundit ,sepse -Pd- jo-LSI-jo-Ps-jo-atehere si i bie te votojme gerer-gerr-99-apo -ppsh-Marko Dajteve-

  3. Nuk pranon luli more dash,nuk largohet nga shpellaret luli or dash ti je tironc,luli do salianjin ose Griden sepse jane me shpellaret,jane shpellaret dhe skifteret qe do vendosin per kandidatit e tiranes dhe jo luli ky vetem do bindet

  4. nuk e di pse habiten njerezit. shume bukur ju renditen ke te mos votoni, jeni dakort, pastaj thoni ke te votojme, jo kete se keshtu jo kete po ashtu. mblidheni mendjen nuk ka rendesi ke, rendesi ka jo keto treja, qe vete bini dakort se po na rjepin. njeri I jep 30% te pushtetit karaduzave qe jane pak me shume se 1% e popullsise, tjetri do te beje rilindje me librazhdas e tepelenas, tjetri ushujze i ngjitet here njerit here tjetrit. ne asnje menyre bojkot, por votim dhe ruajtje te votes kunder ketyre, se edhe ajo vjedhja ne tavolina te numerimit ka mase, vidhet nje e dy % por jo 30 perqind. pastaj me rradhe ndryshon sistemi, se sot votat i numerojne hajdutet, ndryshon pushteti dhe me shprese se I rradhes do jete ndryshe. zgjidhja tjeter eshte pushka, por kjo shpresoj te mos jete alternative.

  5. “No Country for the Old Men” shqiperohet “Nuk eshte vend per pleq” jo “Nuk ka Vend per Burrat e Kohes se Shkuar”…nejse shikoje jo vetem cito totullin, Dashi eshte Qyetetar i Vjeter..nje kellire si Veliaj nuk duhet te dale siper qyetetarise dhe buonsensit te Shehit!..Ne kete rast shpellari eshte Veliaj..

  6. Ideja e Z. Shehu qe Tirana ka nevoje per nje njeri politi eshte jo produktive. Qyteti i Tiranes do nje njeri qe te administroje e te pefundoje punet e shumta qe ka Tirana. Veliaj gjer tani ka treguar qe eshte nje administrator i afte, te pakten krahasuar me parardhesit e tij. Politikisht eshte pa sens qe kandidati i nje partie ti kerkoj nje partie tjeter qe ta emeroje ate per kryetar bashkie. Dashi do bente mire te kerkoje te rifute si antar i PD pastaj te kerkoj ofiqe.

  7. Basha duhet te kuptoje qe te zgjedhe Kandidat pa parti njerez intelektuale qe nuk i kane djegur etapat e tyre , profesioniste dhe te ndershem te cilet do te mund te drejtojne Bashkite e vendit jashte ndikimit negativ te politikes duke i sherbyer intresave te qytetareve pa asnje dallim . Vetem keshtu do te mund te ndertojme nje shoqeri bashkohore. Partite politike thjesht jane organizata ku vegjetojne me injorantet , me te paaftet dhe me te korruptuarit.

  8. O Dash mos harro u mblodhen 140 burra e gra ne Parlament dhe votuan gruan tende per shefe te madhe e rroge te larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *