• |
ide | kryesore

Ëndërra e kthimit tek Atletico, që po kthehet në makth për Diego Costa

Sport



I përshëndetur nga Colchoneros’ si djali magjik kur u kthye nga Chelsea, sulmusi po vuan një thatësirë të frikshme përpara portës.
Costa bëri një impakt të mirë në Wanda Metropolitana në fillim të 2018, kur u transferua nga Chelsea, pas konfliktit me ish-teknikun e tij Antonio Conte.

Vendimi i Atleticos për ta kthyer në klub u duk një lëvizje e shkëlqyer. Sulmuesi spanjoll shënoi në ndeshjen e tij të parë nën sytë vëzhgues të Diego Simeone dhe vazhdoi të impresiononte, ndërsa Atletico mori vendin e dytë në La Liga përpara rivalëve të Real Madrid. Por cuditërisht aty, shteruan edhe golat.

18 ndeshje dhe 9 muaj kanë kaluar nga goli i fundit i Costas në kampionat për Atletico. Duhet parë në shkurt të 2018 për të gjetur një gol të sulmuesit, një rekord i tmerrshëm për një një sulmuesit më potent të Europës, edhe duke marrë parasysh dëmtimet që i kanë kondicionuar vazhdimësinë.

Në total, Costa ka shënuar vetëm tre gola në sezonin 2018-19; vetëm një nëse heq dygolëshin kundër Real Madrid në UEFA Super Cup në debutimin e Julen Lopeteguit me merengues.

Si rrjedhojë, Atletico po vlerëson më shumë se kurrë prapavijën e tij të shkëlqyer, portierin Jan Oblak, si e vetmja mënyrë për të qendruar kompetitive në kampionat dhe Europe.

Statistikat e Costa për këtë sezon janë katastrofike. Në La Liga, mesatarja e tij e goditjeve është një në ndeshje, një mesatare më afër qendërmbrojtësve Godin e Jose Maria Gimenez se sa me Griezmann ose mesfushorin Saul Niguez.

E kjo formë e dobët e spanjollit, sipas psikologut të sportit, Juan Campillo, një që e njëh mirë Diego Costa, është pasojë e problemeve me dëmtimet që e kanë bërë të humbë intensitetin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *