• |
ide | kryesore

FOTO/ Erion Veliaj gjen një mënyrë të shfaqet edhe ditën e protestës

Pikante



E hëna ka qenë një ditë e vështirë për Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës nuk pati mundësinë të shfaqej në ekranet e TV-ve për shkak të një proteste që u zhvillua para parlamentit nga banorët e Unazës së re. Në një situatë të tillë, Veliaj nuk shpërndau për mediat asnjë material duke mbjellë pemë apo duke ndezur dritat e Vitit të Ri në ndonjë tjetër cep të Tiranës.
Por kreu i bashkisë e gjeti një mënyrë për të rënë në sy. Nga një vëzhgim i thjeshtë në rrjetet e tij sociale, Veliaj ka ripostuar në profilet e tij në Facebook, Tëitter apo dhe Instagram të gjitha komentet e bëra nga Rama për protestën. Dhe siç ëhtë zakon disa portale apo dhe TV i bënë lajm komentet e Veliajt online. Duke ditur sa rëndësi i kushton Veliaj rrjeteve sociale duhet thënë se edhe këtë të hënë Veliaj nuk na mungoi. ©LAPSI.al




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *