• |
ide | kryesore

Hitzfeld: “Bayern edhe këtë vit do të jetë kampion”

Sport



Pas 11 javëve të kampionatit në Gjermani, Bayern Munich duket në pozita jo të mira, në vendin e pestë të renditjes ku regjiston edhe tre humbje. Bavarezët kanë humbur edhe “Klassiker” kundër rivalit për titull Dortmund që kryeson Bundesligën me 7 pikë më shumë se bavarezët me 20. Në këtë pikë mbrojtja e titullit duket mision i vështirë për Frank Ribery me shokë. Por pavarësisht kësaj, Ottmar Hitzfeld është i bindur se Bayern do të shpallet sërish kampion në fund të sezonit.

Hitzfeld ka qenë edhe trajner i Bayern dhe i Dortmund në të kaluarën duke i udhëhequr të dyja klubet në lavdinë evropiane. Sipas tij, ekipi i Bayern Munich mbetet favorit për të pasuar vetveten, pavarësisht distancës me kreun: “Tani Dortmund është përpara, sepse është në një super formë. Çështja është të dimë se si do ta menaxhojnë te Bayern këtë situatë. Gjithmonë besoj se Bayern do të jetë kampion në fund. Sezoni është ende i gjatë dhe Bayern nuk mund të anashkalohet”.

Ndërsa i caktoi ata si kandidatët kryesorë për titullin, Hitzfeld tha se bavarezët duhet të përforcojnë skuadrën për të patur më shumë zgjidhje në stol: “Drejtuesit e Bayern gjithashtu e dinë se ata duhet përsëri të krijojnë më shumë alternativa në ekip. Lojtarët e këtij formacioni nuk janë të disponueshëm për momentin për shkak të lëndimeve, e kam fjalën për Tolisso, Coman dhe James”.

Së fundi, ish-trajneri i ekipit kombëtar i bëri thirrje Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge që të ruajnë besimin ndaj Niko Kovac, trajnerit aktual të Bayern pavarësisht se rezultatet dhe menaxhimi i grupit lënë për të dëshiruar. “Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, do t’ju duhet të jetoni me kritikat e Bayern. Dhe pastaj, natyrisht, edhe lojtarët flasin, ata që nuk luajnë. Kjo nuk duhet të mbivlerësohet. Unë mendoj shumë për Niko Kovac. Ai është një lider dhe ka një personalitet të madh, kështu që është padyshim trajneri i duhur për Bayern Munich. Por sigurisht, ai gjithashtu ka nevojë për cilësi për të bërë lojën më të mirë. Dhe kjo aktualisht mungon në skuadër”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *