• |
ide | kryesore

Krahasimi/ Tri arsye që përligjin dhunën ndaj policisë

Arkiva, Kryesore



Përshkallëzimi i protestës së banorëve të Unazës së re, i cili përfundoii me 12 policë të plagosur, disa prej të cilëve rëndë dhe me dhjetra të arrestuar, po fokusohet nga propaganda e pushtetit si një shkelje e vijës së kuqe që ngriti dorën ndaj uniformave blu. Ashtu sikurse është zakon, ministri i sapoemëruar Lleshi, shkoi të takojë trupat e tij të lënduara, ndërsa kryeministri postoi në Twitter: “Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet!”.

Dhe këtu qëndron në fakt problemi: A ishte ajo që ndodhi sot në kuvend një akt dhune në emër të paligjshmërisë?

Ashtu sikurse Rama, shumë spektatorë të jashtëm thonë se s’mund të mbrohen ata që bllokojnë rrugët dhe godasin policët në emër të shtëpive që kanë ngritur në mënyrë të paligjshme. Por shumë pak janë ata që bëjnë pyetjen: A ka moral t’ua prishë ato një qeveri që ka ndarë me klientët e saj 40 milionë euro (19 milion për kilometër) në mënyrë edhe më të paligjshme?

Lexo më tej:

Protesta e unazës/ Si doli në pah një vjedhje gjigande

A ka moral Edi Rama që thotë se nuk mund të marri paratë e taksapaguesve, mësuesve, mjekëve, spitaleve dhe shkollave për të dëmshpërblyer ata që kanë ngritur biznese pa leje, ndërkohë që ai nuk pyet për asnjë nga këto kategori, kur i fal Viktorias, Salillarit dhe Bibës miliona euro pa tender.

Krahasimi i çmimeve te Unaza e re/ Rama kapet me duar brenda thesit 40 milionësh

Për këto arsye dhuna ndaj një policie që mbron grabitësit e tenderave dhe ndëshkon kundravajtësit individualë është po aq e përligjur sa:

1) Dhuna ndaj policisë në ’90- ’91, kur ajo u bë mburoja e një regjimi që donte të vazhdonte të vriste.

2) Dhuna ndaj policisë në ‘97, kur ajo u vu në shërbim të mbrojtësve të piramidave dhe burgosësve të opozitës.

3) Dhuna ndaj policisë në 21 janar 2011, kur ajo i shërbeu një pushteti që “vidhte Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vidhte vota për të vjedhur Shqipërinë”.

Si sot, edhe në tre rastet e mësipërme, në pikpyetje nuk është vetëm morali i atyre që sulmojnë, por mbi të gjitha, morali i qëndrimit të uniformave blu që shkon në sens të kundërt me moralin e shumicës që e paguan me taksat e saj.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Keta do futen neper burgje saliu dhe luli ushqehen me luge floriri,shtepiat e shpellareve do te prishen se rruga do te behet,saliu dhe luli do bejne opozite,shpellaret nuk do marin asgje luli dhe firma e tij viktoria do mare parate

    1. O qelbësirë rilindase edhe ty do t[ vijë rradha nqs e lemë edvin drogën të vazhdojë me këtë mënyrë sjellje prej rugaçi.

  2. Kur thua shtet i marum i korruptum e pse policia nuk qeka e tille? Policia kurre nuk ka qen e nuk do jete per popullin.
    Policet jane kelyshet qe ushqen kucedra.

  3. 1- Nuk ka ligj qe detyron shtetin te paguaje ndertesa te paligjshme
    2- Filloni t’i mbushni mendjen vetes qe nuk mund te anashkalosh ligjin se ti je gjynah dhe tani duhet te marresh leke per dicka qe nuk eshte e jotja.

    Shqipetaret duhet te mesohen qe mos genjehen me dritat e falura, me ndertime ku te duash, me favore ne veprimtarite e tyre, vetem per vota! Dhe pastaj mbajne peng nje popull te tere me protestat e tyre se ju prish interesi!
    Po te jete per gjynah, te gjithe jemi gjynah, le te vije te na japë lekë shteti te gjitheve.
    Atyre tek Astir nuk ju takon asnje qindarke, dhe per shkeljet qe mund te jene bere ne tender, i lumte atij burri qe i verteton dhe i padit, por puna duhet te vazhdoje.

    Ndergjegjesohuni njerez se si Luli dhe Rama apo Likja vetem do ju shfrytëzojnë per vota, mos bini pre e mashtrimit.

  4. Thirrje per dhune bravo Lapsi. Z. Bushati nga ajo familje vjen jane mesuar vetem me revolucione, dhe nuk i doli keq nga fshatrat e humbur te Vlores gjyshi, vete cun blloku, cun Tirone. Revolucioni tjeter po pret ta katapultoj ne Manhatan.

  5. Të tre krahasimet apo tre arsyet që përmend Bushati për rastet kur populli proteston kundër qeverisë apo policise qeveritare, me hile e dredhi rrahin për të përgojuar opozitën e sotme e jo mazhorancën rilindase të diktaturës.

    1.- Nuk pati në 90-81 asnjë dhunë të demostruesve studente kundër regjimit diktatorial enverist por e kundërta.

    2.-Në 97-tën, ishin vullnetarët e Enverit ato që patën ngritur Piramidat e ishin ato që hapën depot e armëve për të masakruar policinë e shtetit. Për çfarë “opozite e ka fjalën Bushati ? Nuk mund ti quash “opozitë” kriminelët e ish sigurimit.

    3.- Në 21 janar të 2011-tës, ishte deklaruar nga opozita e ish PPSH, që të merej pushteti me dhunë , e ashtu u veprua. Nëse në demostratat e këtyre ditëve kanë dalë banorë të Tiranës të cilëve kjo qeveri kërkon t’ju prishë shtëpitë, në shkelje të ligjit, e mbi kokat e tyre kërcasin shkopijtë e policisë, në demostratën e 21 janarit kërcisnin kokat e policëve e gardistëve nga hujtë e pllakat e gurëve të huliganëve.
    Që të shtiesh e gjakosësh policinë e shtetit vetëm që të sjellësh dikë me dhunë në pushtet, është njëlloj të veprosh si terroristi grek i Bularatit.

  6. O sa mire me qene shqiptar o kar,shko nga ke ardhur edukou behu qytetar pastaj kerko leje per te hyre ne Tirane,pastaj varet si do sillesh,per te qendruar ne Tirane,e kuptove o shqip kar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *