• |
ide | kryesore

Sanksionet e UEFA-s e bëjnë Milan të lëvizë fort në janar: Sevilla do t’i marrë Andre Silva, italianët kanë gati Ibrahimovic

Sport



Intensiteti i manovrave të Milan në merkaton e janarit është ende i paqartë: nga njëra anë është goditja e kryer e Paquetà, nga ana tjetër është pritja për sanksionet Uefa mbi Fair Play Financiar, por edhe domosdoshmëria për ti dhënë përforcime Gennaro Gattuso, mbi të gjitha pas dëmtimeve të fundit në skuadër. Ndërkohë, nga Sevilla vjen konfirmimi i drejtorit sportiv Caparròs, që ka bërë të ditur se do të ushtrojë të drejtën e blerjes për André Silva, fiksuar për 35 milionë euro.

“Tifozët të rrinë të qetë, André Silva do të qendrojë gjatë me ne, kemi të drejtën e blerjes mbi të dhe do ta përdorim në fund të sezonit, ndoshta edhe më parë” janë fjalët e spanjollit për sulmuesin portugez,që ka mbërritur në Andaluzi në huazim (tre milionë euro) në verën e kaluar.

Duke qenë se rreziqet për një limitim të merkatos në hyrje për shkak të sanksioneve të Uefa, janë evidente, duke marrë në konsideratë edhe cështjen Paquetà për 35 milionë euro në total, në janar Milan mund të vazhdojë ende të lëvizë, me kujdes, por gjithnjë duke përmbushur kualitetin që kërkon Gatusso.

Për janarin mbetet pezull situata e Ibrahimovic, gati të lidhet përsëri me kuqezinjtë edhe për vetëm gjashtë muaj, por tek përforcimet do të rëndojë edhe zgjedhja për të mbajtur në San Siro Bakayoko, që po fiton konfidencë me Serie A: në rast të një pjese të dytë pozitive Milan do të trokasë përsëri tek Chelsea, për të kërkuar një ulje në 35 milionët e kërkuar për mesfushorin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *