• |
ide | kryesore

Video/ Trukim rezultati në Suzuki Cup? Shikoni portierin tailandez, si shënon në portën e tij

Sport, Video



Nga Suzuki Cup vjen një gabim i pabesueshëm, i pashpjegueshëm për më tepër. Tailanda udhëhiqte rezultatin 1-0 ndaj Filipines por tradhëtohet nga portieri i tyre: një goditje e kundërshtarit devijohet dhe përplaset në shtyllë, duke parakaluar të gjithë vijën e portës. Numri 1 i Tailandës hidhet për të kapur topin, por e dërgon brenda në rrjetë, duke e mbyllur takimin në 1-1.

Veprimi i portierit është i pashpjegueshëm, duke qenë se nuk ishte një top I drejtuar me forcë dhe portiere kishte gjithë komoditetin ta largonte nga vija fatale, në mos t’a vinte në zotërim. Ky autogol i cuditshëm ka ngritur pikëpyetje për një rezultat të pacaktuar: e gjithë situata të con drejt këtij version të medias locale, në mos portieri i Tailandës e ka patur mendjen diku tjetër…

https://www.youtube.com/watch?v=itwJxCfVV54



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *