• |
ide | kryesore

Detaje të frikshme për vrasjen e Freitas: autopsia tregon shkakun e vdekjes

Sport



Dalin detaje të reja rreth vrasjes së tmerrshme të Daniel Freitas, 24 vjecari mesfushori i Sao Bento i gjetur pa jetë në një pyll të Sao Josè dos Pinhais, në shtetin brazilian të Paranà. Pas autopsisë mbi trupin e lojtarit është zbuluar se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e goditjes me thikë në qafë: “Prerja parciale e qafës ka qenë shkaku i vdekjes – ka thënë në konferencë shtypi drejtori i Institutit mjeko-ligjor Paulino Pastre – por nuk është e mundur të përcaktohet nëse është tredhur ndërsa ishte ende gjallë apo jo “.
Për vrasjen e tmerrshme të ish-futbollistit, policia braziliane ka ndaluar fermato e ka vënë nën akuzë shtatë të dyshuar, mes të cilëve ekzekutorin e krimit, Edison Brittes Junior, që ka rrëfyer se e ka vrarë lojtarin sepse ky kishte tentuar të përdhunojë gruan e tij, Cristiana Brittes, edhe ajo e arrestuar.

Autoritetet lokale nuk kanë gjetur asnjë konfirmim për këtë version dhe e vetmja gjë e konfirmuar është se Freitas ishte në dhomën e gjumit të gruas ndërsa ajo flinte dhe ka bërë disa foto që i ka shpërndarë me disa miq përmes WhatsApp. Ish-futbollisti ndodhej në shtëpinë e Brittes për të marrë pjesë në datëlindjen e 18 të vajzës së ciftit, edhe ajo e ndaluar, dhe u zbulua në dhomën e gjumit të gruas nga i shoqi, që pasi e plagosi për vdekje e transportoi me makinë deri në zonën e pyllit ku u gjet në 27 tetor. Trupi i ish-futbollistit u gjet i gjymtuar, tredhur dhe me shenja evidente torturash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *