• |
ide | kryesore

Enigma/ Po Basha ç’pati me ndërkombëtarët?

Arkiva, Kryesore



Lulzim Basha sot ka nxjerrë në foltore mitrolozin e rëndë për të goditur me breshëri, mbi ndërkombëtarët e Tiranës, mbi intelektualët që heshtin, mbi shoqërinë civile që mbyll sytë dhe mbi disa media që janë bërë njësh me hajdutët.
“Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare që financohen me paratë e taksapaguesve të Europës dhe gjithë botës, të cilët lejojnë vjedhjen e hapur duke shkelur çdo standard të mirëqenë të mirëqeverisjes dhe të shtetit lidhor. Ku jeni? Për çfarë paguheni? Për çfarë pune jeni këtu? Për të bërë pasarela, për të ngrënë e të pirë në restorante të shtrenjta, për të na treguar se sa e mirë është cilësia e verës shqiptare” tha ai duke nënvizuar se kjo heshtje i bën të pabesueshëm dhe bashkëfajtorë në sy të shqiptarëve.
Rrebeshit të tij nuk i shpëtuan as mediat “të cilat janë bërë pjesë e propagandës qeveritare” as edhe “ata anëtarë të shoqërisë civile dhe intelektualë që mbulojnë ose heshtin kur vidhet në mënyrë brutale çdo gjë dhe shkelen të drejtat e njerëzve nga një qeveri bandite”.

Po ti shikosh konstatimet e Bashës ato ngjajnë të vërteta. Si gjithmonë ndërkombëtarët luajnë rolin e arbitrit të anshëm, shoqëria civile pret ndonjë fond, ndërsa intelektualët, nëse vërtet ka të tillë, heshtin prej kohësh.
Por, problemi është se Basha u bë e disata herë që e kërkon reagimin gjithmonë përtej vetes, tek mediat që nuk e mbështesin, tej diplomatët që i hanë hakun, tek qytetarët që nuk i mblidhen. Dhe në fund ky është një lloj këndvështrimi që justifikon shprehjen edhe unë s’kam ç’bëj më tepër, i kam të gjithë faktorët kundëër, njësoj si ç’tha kur tradhëtoi çadrën: “më detyruan të huajt”.

Por, përpos kësaj ka dhe një mënyrë tjetër të të parit të gjërave: Që Basha ti bëjë pyejen vetes: A jam i besueshëm për të goditur koncesionet e Ramës, pa dënuar më parë ato të qeverisë Berisha? A më marrin seriozisht kur shigjetoj oligarkët, pa ndërprerë marrdhëniet e qiramarrjave me ta? A më shohin ‘të këqinjtë” si kërcënim, kur unë kam frikë të hedh hapin e fundit?

Meqë Basha i lëshoi këto akuza me rastin e protestave të banorëve të unazës së re, që treguan se ishin gati të hidhnin dhe shashka e të shkonin edhe në qeli, si rrugë e vetme për të mbrojtur të drejtën e tyre, mos vallë duhet dhe ai ti bëjë pyetjet e vetes: a jam edhe unë i gatshëm të riskoj gjithçka për të arritur atë që kërkoj? A jam në gjendje të vetësakrifikohem për të mbrojtur idetë e mia?

Pa i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, as ndërkombëtarët nuk do ta marrin seriozisht, as shoqëria civile nuk do të shkundet, as oligarkët që vjedhin me Ramën nuk do të tremben dhe as mediat nuk do ti kthejnë vëmendjen. Po kur herë tjetër të anatemojë gjithkënd si sot do të ngrenë supet të çuditur: “Po ky ç”pati”?

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Nuk e kutoni lulin qe ka 13 ne pushtet dhe akoma ngeli politikani qe pret nga te tjeret,dhe sot kete beri foli per te huajt,per inelektuale,dhe medjan,I tha shpellareve qe faji eshte I ketyre,skam cfare tju bej une,se vete jam I zhytur deri ne gryk.

  2. Kryetari i opozites me i deshtuar qe ka pas ndonjeher shqiperia. Nga cdo pikpamje ta shikosh nuk i gjen dot nje ane pozitive.

  3. Po çfarë llogjike është kjo more Bushat ?
    Edhe e pranon se Basha me këto deklarata ka pohuar një të vërtetë të dukëshme e nga ana tjetër fillon e bën hamendësime e kritika se pse e bën këtë.
    Deri kur shqiptarët do të vazhdohet të mashtrohen me nocionin përgjithësues “ndërkombëtarët” sikur në të gjitha vendet demokratike politikanët qenkan të një mendimi e të një bindje ideollogjike ?
    Nëse Basha përmeni “disa ambasadorë” apo politikanë të majtë europianë që mbyllin sytë ndaj marrëzive që bën Rama, kjo nuk do të thotë se është kundër gjithë ndërkombëtarëve, por ndaj atyre ndërkombëtarëve të korruptuar që mesa duket diç përfitojnë nga Edi Droga.
    Luftë politike e bile në disa vende edhe mjaftë të ashpër ka në gjithë botën.
    Vetëm ata që kanë të ngulitur në trurin e tyre mendësinë e kohës së Enverit , kujtojnë se të gjithë ndërkombëtarët janë njëlloj, të mirë apo të këqij.

  4. O Bushat je pjerdh krejt o Lali ?nuk di qa flet .Burri ndonjher edhe behet burr o lali jo mir qumshti e mir kosi

  5. O karafil, te huajve nuk ju rruhet shume per popullin shqiptar, jane perfaqsues te popujve te vet nuk jane ojq. Ata me mire pranojne nje hajdut si Rama se nje pallosh si puna jote qe eshte perlyer me finacime ruse qofte dhe padashje, keshtuqe asnjehere nuk do i kesh ne anen tende

  6. Une do ti thoja ketij te llapsit: Po ky ç’pati? Ore mire Basha dhe çdo njeri ka te drejte te thote ate qe mendon dhe ti si prostitute e gjuhes qe je, çuditesh dhe me mendjemadhesi prej prvinciali, e gjen fare mire se ç’do thone ne te ardhmen njerezit per ato qe mund te thote lluli. Bre, bre, ç’ fillozof miku une.

  7. Une do ti thoja ketij te llapsit: Po ky ç’pati? Ore mire Basha dhe çdo njeri ka te drejte te thote ate qe mendon dhe ti si prostitute e gjuhes qe je, çuditesh dhe me mendjemadhesi prej prvinciali, e gjen fare mire se ç’do thone ne te ardhmen njerezit per ato qe mund te thote lluli. Bre, bre, ç’ fillozof miku une.

  8. Kompaktesia nuk eshte gje e keqe por kur je perzier ne llumin e hajdutrise nuk del dot as ne proteste as nuk e qon zerin!!por me Yllin ne balle me vjen keq dhe me bushatin nen shale…..kush foli!!..

  9. Kena pas nje skec ne lidhje me vlersimin e zgjedhjeve ne Shqiperi nga OSBE ja. Ai ishte skec po ne te vertet ai ishte dhe vazhdon te jete realiteti i kontributit te nderkrimbtareve. Besoj qe z. Basha ka plotesisht te drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *