• |
ide | kryesore

Intervista e Rita Ora-s,’Krenare për vendlindjen, biseksualiteti im shokues për të tjerët’

Paparazzi, Slider



Më 23 Nëntor ajo publikon albumin e saj të ri “Phoenix” për të cilin ka plot 6 vjet që punon. Në një intervistë për “Stylist” ajo ka treguar për atë çka është pas kamerave dhe performancës.

Për albumin ka 6 vjet që punohet, si ndihesh tani që po afrohet dita e publikimit?

Doja që të ndihej si një fillim i ri prandaj e quajta dhe “Phoenix”. Doja që ai të inspironte njerëzit që të kuptonin që gjithnjë kanë një shans tjetër edhe kur mendojnë se e kanë dreqosur.Ka gjithnjë diçka që na pret prapa derës, duhet thjesht të vazhdoni të besoni. Kurrë më parë nuk kam qenë më e vërtetë se kaq në diçka. Ishte goxha e vështirë të prekja anën time të ndjeshme dhe të thoja që është në rregull të jesh e hapur.

Më herët këtë vit, kishte shumë reagim ndaj këngës “Girls”(në këtë këngë Rita zbuloi se ishte biseksuale, por njëkohësisht u kritikua për tekstin që krijonte stereotipe). A e kuptoni këtë reagim?

Ishte një temë shumë e ndjeshme për mua, ishte historia ime dhe e dija që do ishte pak shokuese për njerëzit pasi nuk kisha folur më parë për të.  Ai ishte një moment ku doja t’i jepja vetëbesim vajzave që ndihur të bllokuara dhe sikur nuk mund t’i thonë prindërve që janë lezbike. Doja t’i jepja njerëzve pak shpresë që mund t’ja dalin. Ishte historia dhe e vërteta ime.

Së fundmi, postuat nudo në një kopertinë reviste. Pse ishte kjo diçka e rëndësishme për ta bërë tani?

Sa herë që bëj diçka që tregoj trupin tim, shoh veten në pasqyrë dhe pyes “A jam gati ta bëj këtë? A kam besim në vetvete? A dua ta bëj këtë?” Kam përgjegjësi vetëm për vendimet që unë marr, dhe ajo kopertinë ishte për mua, njësoj si albumi, të lija të shkuarën pas. Feniksi, jeta e re, epoka e re, bota e re, një unë e re. Unë rilinda.

A shqetësoheni nëse ju pëlqejnë të tjerët apo jo?

Është diçka për të cilën shpenzoj shumë energji… Pjesa e pëlqimit ka qenë më pak e rëndësishme për mua, thjesht doja shoqëri. Për aq kohë sa njerëzit e kuptojnë atë që unë bëj dhe gjithçka për të cilën po mundohem është t’i bëj njerëzit të ndihen mirë. Nuk mbaj kurrë mëri sepse s’kam energji për këtë. Thjesht mundohem të eci përpara.

Jeni gjithnjë në lëvizje, si arrini të ruani energjinë?

Ka të bëjë me të qenit sistematik. Kur punoj, punoj dhe kur shkoj në party, shkoj në party. Është sikur të jenë dy persona të ndryshëm, nuk i bashkoj këto të dyja. Është shumë e rëndësishme të qëndrosh e fokusuar, të flesh sa të mundesh, të mos shpërqëndrohesh. Shfaqja duhet të vazhdojë.

Çfarë do të thotë për ty të jesh kosovare? Si ju ka ndihmuar të formoni atë që jeni sot?

Nuk ka mjaftueshëm fjalë për të shprehur sa krenare jam për origjinën time. Performova në Kosovë këtë vit për 10 vjetorin e pavarësisë dhe ishte një eksperiencë e mrekullueshme jo vetëm për mua, por edhe për familjen time.

A flisni shqip me familjen tuaj?

Po, është shumë e rëndësishme për ne që ta ruajmë atë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *