• |
ide | kryesore

Rama flet për Veliajn, Dakon dhe Sejdinin: Basha pret t’ja çojnë pushtetin te SHQUP-i

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është pyetur në emisionin “JAVA” në RTSH nëse do të rikandidojë në zgjedhjet vendore 3 nga kryebashkiakët më të përfolur të Partisë Socialiste, Erion Veliajn, Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin. Por Rama e ka shmangur përgjigjen për emrat e tyre duke folur mirë për Fierin dhe Vlorën.

“Kemi një numër kryetarësh bashkie që meritojnë respekt. Ka një numër prej tyre që e kanë merituar me punë respektin tonë. Unë mendoj që shumë njerëz që na kanë votuar nuk mendonin që do të ndodhnin këto ndryshime në shumë qytete të Shqipërisë. Për shembull në Fier. Është komplet një tjetër gjë sot.

Lumi i Gjanicës, nuk kaloje dot, binte erë e përmbytej. Ne aty kemi prishur godina, dhjetëra godina. Janë dëmshpërblyer ata që i kishin me letra, dhe nuk pati protestë si ajo sot. Unë mendoj që të gjitha qytetet janë transformuar por Fieri, Vlora…ki parasysh, nuk e kanë menduar. Më tha njëri aty te Lungomarja, “ta kisha ditur kështu nuk ta jepja votën. Tani na nxore gratë nga shtëpia, rrinë te Lungomarja”.

Kryeministri u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve lokale duke mos e kursyer ironinë për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Ai mendon të rrijë në karrigen që është derisa një arsye natyrale që unë iki nga karrigia ime dhe të më zërë vendin. Larg qoftë që unë të rri përjetësisht në këtë detyrë dhe të bëhem si Saliu, por ai shpreson mos më ndodh gjë natyrale mua. Ai pret që t’i vijë pushteti te SHQUP-i. Ky është ndryshimi mes tij dhe Saliut. Atë vetëm e kanë vënë në një detyrë. Atë e morën e vunë një herë aty, pastaj atje dhe tani e kanë vënë aty ku është. Aty ai pret që kur do iki unë dhe të vijë ne vendin tim” – tha Rama. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Mbajeni o rilindas se po u bie,,,,,Ky eshte vorbulla e nje mashtrimi te perditeshem, sa qe eshte shume i neveriteshem, e bajat, me krijimtarine e tije sofiste te rrjedhes se politikes. Ky i rrjedhuri , qe na flet nga komiteti i PPSHse se Tiranes, me bazament, e trashegimeni plotesisht kuqale, del sikur po i flet nje populli budalla. Pafytyresia e ketij mashtruesi nuk paska kufinj, si moralisht, e politikisht. Per marrijen e pushtetit, as qe e dime se po e kerkon BASHA, por po kerkon largimin tend te kucedres qe ka pushtuar me fatkeqesite kete vend. Per te thene kriminel, ke dhene prova ne familje, hajdut, mashtrues, drogaxhi i ke forcuar qe se more pushtetin me doren ne xhep te popullit, e genjeshtrat skandaloze te mashtrimit.. prandaj te keshillojne vazhdimisht qe vizitohu se te ka agravuar semundja e psikoamemnozes se vjeter, plus dhe shfaqiet e reja delirante qe ti si kupto, por s;ti thone edhe banditet qe mba prane. Me keta bandite qe na permend, e qe ti permendin perdite, do hapesh gropen tende te zeze, e qe mos ta pesosh si Caushesku.

  2. Një gjë duhet ta kenë të kjartë shqiptarët se Rama vërtetë është i fandaksur nga kapaidallëku i tij ama për djallëzira e ka mendjen top.
    E sheh që disa palo “anal-istë” e ushqejnë publikun me zhvlerësimin e Bashës si “i pazoti” të bëjë opozitë, dhe i nxit ato që ti vijnë në ndihmë ne djallëzinë e tij.
    Një nga arsyet që doli nga situata e matit në shahun politik të zgjedhjeve të fundit, ishte edhe përhapja e kësaj psikoze nga mediat shqiptare se Basha është tepër “i mefshtë” krahasuar me Berishën e këtë ndihmë që i erdhi nga nuk e priste, e shfrytëzoi mjaftë mirë.
    Nga Berisha nuk ka më frikë se ai e ka deklaruar që nuk do të vazhdojë më karrierë politike.
    Me Bashën e ka të kjartë se ka qindra minuse krahasuar me te, si nga arsimimi, llogjika e diskursit e mënyra europiane e të bërit politikë. E vetmja mënyre për ta “mposhtur” ate, është që ta paraqesë si një politikan “që fle” duke parë se ka budallej që ose e besojnë vërtetë, ose ju intereson që të përhapin në publik këtë mashtrim.

  3. Cfare kenaqesi kur e sheh ne kete derexhe Edi Ramen. Por cfare mallkimi ama per te. E zbrazi shqiperine. E fundosi ekonomikisht. E shkaterroi median. Partine socialiste e beri palaco . E shberi. Rilindasit , pas tredhjes jane vetem ca hajdute legene e gojekycur qe luften e bejne kush te haje kokat e njeri tjetrit. Prandaj une nuk dua te ike para kohe nga pushteti. Po me shijon shume ky degradimi i shpejte i tij dhe kjo neverri ne rritje per te. Ne ndonje bunker do ta shohim andej nga fundi. E shoh perdite dhe nuk ngopem me fundin e perditshem te tij.

  4. Ky vertet eshte skizofren dhe I fandaksur.Ky eshte fatkeqesia e ketij vendi. Por fatkeqesia me e madhe eshte Basha ne krye te opozites.

    1. Fatkeqësia më e madhe për Shqipërinë është se diareja e Ramës i ka pëgërur mendjet e shumë shqiptarëve që të sulmojnë opozitën.
      Pikërisht kjo është fija e kashtës ku ai kërkon që të shpëtojë.
      Me keëtë mendësi e mbafshi edhe për nja dy dekada Edi Ramën mbi kokë.

  5. Kryebashkaket me trafikante,me mashtruesa,ne lidhje me bandat ,te tenuarit per krime ky i ben me te -suksesshmit-nje lloj si ministrin me ”te suksesshem”Saje Qorrin.

  6. Pergjigju per ato qe thote llulli o pleh mos u shkerdhe me lehaqenje. Ju eshte prishur pazari siç duket prandaj leh me kaq terbim,o llum. Mère et pastaj kur rren si femije qurrash, ” largqofte qe do besh ti akoma kryetar hajdutesh ” Ti vdes o llum per per te qene kryetar qenefqeverie, qe ta shkaterrosh deri ne fund Shqiprine, Kosoven e gjithe shqiptaret e ballkanit, qe t’ia falesh serbeve e grekeve, o tradhetar i gjirizeve. E dyta ti nuk e le pushtetin sepse e bière me para ( te vjedhura shqiptareve dhe te droges o i droguar, ) dhe e treta o llum pushtetin ti e lakmon, sepse te mbush mungesen fizike e mendore qe ke. Ndjehesh ne nje fare menyre bur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *