• |
ide | kryesore

Sozia e Ronaldo zbarkon në kinema me “Diamantino”: por shpërthejnë polemikat…

Sport



Pasi është vlerësuar me cmimin e kritikës në festivalin e fundit të kinemasë në Cannes, e gjithë pritja është për shfaqjen në kinema të “Diamantino”. Filmi me skenar të Gabriel Abrantes e Daniel Schmidt, duket i destinuar të krijojë debate për shkak të ngjashmërisë së spikatur të protagonistit, që mban emrin e titullit të filmit, e Cristiano Ronaldos.

Jo vetëm kaq, sepse filmi zhvillon një histori të sikletshme, duke qenë se Diamantino, që luhet nga Carloto Cotta, është një futbollist me aparencë metroseksual (një i ri heteroseksual me pikëpamje politike të lira, me vëmendje për modën dhe me shije të rafinuar) ikonë e futbollit portugez. Sigurisht bëhet fjalë vetëm për një fantazie, që tregon historinë e një kampioni që futet në vështirësi psikologjike për shkak të një goli të gabuar e humbjen e trajnerit të tij. Nga këtu nis një cështje e cmendur, mes klonesh, personazhesh të ngjyrosur dhe qen leshatorë…

Autorët e filmit natyrisht janë distancuar nga dyshimi se janë inspiruar nga Ronaldo: “Donim të krijonim një protagonist të thjeshtë, por në të njëjtën kohë të ishte përfaqësues dhe karizmatik. Është si një përrallë e zezë për të rritur, një tregim politik e skizofrenik që vë në skenë cuditë e situatave politike aktuale”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *