• |
ide | kryesore

Unë nuk jam me banorët e Unazës së re

2, Ide



Problemi dhe dhimbja e rreth 2000 banorëve që qeveria ka vendosur t’u prishë në mënyrë harbute shtëpitë po zë një vend të ekzagjeruar në debatin rreth asaj që po ndodh me Unazën e re. Sa falë qëndresës së tyre tre javore, dhunës që kanë hequr mbi kurriz, po aq edhe prej një taktike perfide të qeverisë, çështja po zhvendoset tek dilema se a duhen dëmshpërblyer 100% ata.

Opinioni është ndarë në dysh mes moralit dhe të drejtës ligjore që kanë pronarët e 317 ndërtesave, mbi trojet e zaptuara dy dekada më parë.

Nga njëra anë, Rama po i fryn borive të urrejtjes kundër rrëmbyesve profesionistë si Ramazani, Pali, Gjovalini të cilët kërkojnë të grabisin fondin e pagave të mësuesve dhe infermierëve.

Nga ana tjetër, kundërshtarët e tij citojnë legjistacionin europian dhe të drejtat e njeriut që bën përgjegjës shtetin që i ka lejuar ndërtimet informale.

Natyrisht, argumentimi i dytë duket më bindës, më logjik dhe me human, por pavarësisht nga kjo, debati rreth fatit dhe hallit të tyre është vetëm një pjesë e vogël e asaj që po ndodh tek Unaza e re.

Ai është i ngjashëm pak a shumë me protestën e aktorëve që u ngritën në fillim të gjithë së bashku për mbrojtjen e godinës së teatrit. Ai krahasohet, po ashtu me protestën që bënë qytetarët e Kukësit për të kundërshtuar vendosjen e traut në rrugën e kombit.

Por sikurse e pamë, qeveria u zbyth, i uli taksën dhe banorët e Kukësit u qetësuan. Erion Veliaj e hapi qesen, i shtoi qokat dhe arriti t’i përcajë aktorët.

Por, pavarësisht se një pjesë e protagonistëve të këtyre revoltave qytetare ndryshuan kahje, problemi i koncesionit të rrugës së kombit dhe ai i kullave që do ndërtohen pas teatrit mbetet po aq skandaloz.

Me të njëjtën analogji edhe sot gjithsejcili mund të pyesë: po nëse banorët dëmshpërblehen 100%, a mbyllet skandali i Unazës së re?

Natyrisht që jo.

Sepse në këtë debat më i rëndësishëm se fati tragjik i 2000 të ardhurve në Tiranë, që po i nxjerrin përdhunshëm nga shtëpitë, është grabitja 40 milionë euroshe që po i bëhet të gjithë shqiptarëve së bashku.

Njësoj si rruga e kombit apo si teatri, Unaza e re është një histori vjedhjeje.

Ajo është historia e një projekti që i’u “dhurua” qeverisë nga një kompani (Victoria Invest) që më pas fitoi ¼ e milionave të akorduara. Ajo është historia e pranimit pa kontestime të këtij projekti, pa i llogaritur kostot, pa oponencë dhe pa bërë konsultime publike. Ajo është historia e një tenderi të paracaktuar, ku një tjetër kompani, Vëllezërit Hysa u paraqit në mënyrë fiktive në garë, sa për ta bërë atë të vlefshme, po pa dorëzuar fare ofertë.

Majftojnë këto, edhe pa hyrë në llogaritë e kostove të çmendura, 20 milionë për KM rrugë, për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një skemë grabitqare. Me një vjedhje që i kapërcen kufinjtë e imagjinatës.

Sado e dhimbshme njerëzisht, e padrejtë ligjërisht dhe harbute politikisht të jetë ajo që po i ndodh banorëve, kjo tragjedi nuk mund të shndërohet në kryefjalën e aferës “Unaza e re”. Fatkeqësisht viktimat e saj janë vetëm efekti kolateral i një grabitjeje që po u bëhet 3 milionë shqipatëve. Prandaj ata mund të falenderohen se shërbyen si lakmuesi që bënë të duket ky skandal, por protesta kundër tij, tani nuk mund të fokusohet vetëm tek halli i 317 shtëpive (Sepse edhe po të imagjinojmë se ai zgjidhet, vjedhja mbetet). Më shumëse po tyre, ajo duhet fokusuar kundër hajdutëve.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Mesa degjova ministrin me ligjin qe ekziston ne Shqiperi (dhe qe ministri tha qe eshte ndryshuar nga qeveria Berisha dhe qe eshte ne perputhje me direktivat e BE) edhe sikur nje pjesmarres te jete ne tender po eshte nen fondin limit te vendosur nga qeveria e fiton, nuk ka pse te jene 2 apo 3 firma. Keshtu qe si hyri si doli Hyka nuk shkelet ligji

  2. Ligji i Legalizimeve eshte antiligj unik , vetem ne kete katrahure shtet . As dhe ne Dikaturat me te egra Shteti nuk ka nderhyre kaq brutalisht ne menyre te jashtligjshme , ne nje maredhenie juridike qe ka te beje me pronaret qofte prone private apo publike me ata qe zaptojne pa asnje kriter ligjor token ne pronesi private apo publike. Ne keto rrethana vete ky ligj do behej nje bumerang per ata te cilet e aprovuan dhe implemetuan ate . Mjafton te kesh pak njohuri juridike , jo sa te Saliut apo Rames , dhe ne asnje rast nuk do te ishte miratuar nje Ligj i tille , megjithe qe Kjo Republike , udhehiqet ne maredheniet juridike civile nga Kodi Civil dhe ka nje Kushtetute qe mbron te drejten e prones private apo publike. Pikerisht vetem per kete te gjithe aktoret politike qe kane miratiar dhe implemetuar nje ligj te tille sebashku me Gjykaten Kushtetuse te perbere nga gjyqtare qe nuk justifikojne pasurine ( ne shqip Hajdut ) duhet te jene subjekte te hetimit penal nese do te funksionoje shteti i se Drejtes .

    1. More i pa emër e i pafytyrë !
      Po me çfarë ligjesh masakroi pothuajse gjithë popullin shqiptar Enver Hoxha që nuk la asnjë pronë private por shtetëzoi apo më saktë përvetësoi gjithë Shqipërinë si pronë të tij prej monarku absolut ?
      Ky gjatoshi nëse e njeh mirë historinë e Benito Musolinit, po bën krejtësisht si ai.
      Edhe Musolini e filloi karrierën e tij politike si socialist e publicist në gazetat e majta italiane e dihet se ku e çoi Italinë kur na u bë fashist.
      Po ndiqja në You tube një dokumentar për Musolinin.
      E gjithë karriera e tij politike ngjante krejtësisht me ate të Edi Ramës.
      E jo vetëm karriera.
      Edhe fjalimet patetike me përmbajtje bosh e mbushur me marrëzira duke u ngrefosur si kaposh deti, njëlloj siç bën sot Edi Rama.
      Edhe Musolini dikur socialist bënte premtime se do të lumtëronte popullin italian e kur u bë fashist, i shkaktoi këtij populli e popujve që pushtoi tragjeditë që dihen.
      Thjeshte e shkurt hesapi, sot Shqipëria po qeveriset nga një fashist si Musolini e jo nga një parti socialiste.
      Fat i Shqipërisë e i Europës që ky diktatoruc, ndonëse dy metra i gjatë, është kryeministër i një vendi që nuk i futet dot ndonjë aventure për të pushtuar vendet e tjera siç bëri Musolini, por ama ky njeri me çmendurinë e tij mund të bëhet shkak për një luftë civile.

  3. Ore “I paemer” sa vete jeni ne nje te panjohur.Mqs permende Musolinin po te them edhe mua me dikesh Ti si nje gazetar i kesaj kohe.C.Konlini i cili jepte mend nga bibloteka dhe nga teatri se si duhej bere ,keshtu apo ashtu,por kur i thane se do te marrim ushtar,e drodhi bishtin dhe filloi lavderimet.Mbas lufte ky palaco filloi prap,here e shante dhe here e lavderonte Musolinin (sipas parase).Gazetaret dhe media tek ne jane “konstruksion Media” qe ndertojne pallate dhe plazhe biles Balliu nderton dhe H/Centrale,Fevzo,Lesi,Kadriu, Zhei,etj etj jane vetem qelbesira qe edhe ata vete nuk besojne ne ato qe thone.

  4. Me kujtohet kur filloi nga puna Rogner.Vendi ku eshte vendosur ky hotel ishte prone private dhe ne mes te vendit,me e mira pjese ne Tirane.Saliu i gjitheditur ja dha Rognerit(nje kompani austriake hotelesh shume e vogel) pa asnje konkurs,pa asnje lloj konkurence dhe perfundimisht puna u shit tre here dhe perfundoi tek “pionieri” i Sllovenise qe e ndertoi me blloqe betoni(jo me tulla) .Pra u kaq shume u vodh sa u shit tre here puna.Lere pastaj me Sheratonin ,Dajtin,Plazhin e Golemit etj, qe Mak -Albania (ishin arabet e Sales) i ndertoi me token falas dhe pa asnje dogane,e rropi te gjalle shtetin.Kaq eshte boll,vjedhja vazhdon si semundje tek Rilindja apo tek Rivdekja.Shkoni e pini nga nje kafe tek Rogneri.Oh sa edhte vjedhur,as ne enderr nuk e dini.

  5. Mbeshtetje banorve te unaza e re, nuk asht faji i banorve por i shtetit,, sa me i pasur populli aq me i pasur eshte shteti ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *