• |
ide | kryesore

Zgjidhet kujdestaria e fëmijëve të Angelina dhe Brad Pitt

Paparazzi, Slider



Pak javë më parë, lajmi se Brad Pitt dhe Angelina Jolie do ti drejtoheshin gjykatës për të zgjidhur çeshtjen e kujdestarisë së fëmijëve të tyre, ishte në të gjithë kronikat e mediave rozë.

Por mesa duket gjërat kanë ndryshuar me kalimin e ditëve dhe burime të afërta me ish çiftin e preferuar të Hollywood-it, thonë se ata kanë vendosur të arrijnë një marrveshje, për të shmangur  kështu seancat e zgjatura gjyqësore. Ky në fakt është një lajm shumë i mirë për 6 fëmijët e Brangelinës, të cilët kanë qenë në qendër të gjithë zënkës mes prindërve të tyre.

Në parim e gjithë marrveshja është diskutuar privatisht mes aktoreve dhe kanë rënë dakort per potuajse gjithçka, megjithatë mbeten ende disa detaje të vogla, kryesisht ekonomike, për tu diskutuar. Kështu që gjykatësja e divorcit, e cila është ironikisht gjykatësja që ka nënshkruar dhe dokumentat e tyre të martesës, nuk do ta ketë të nevojshme të japë një vendim se kujt do ti kalojë kudestaria e fëmijëve dhe do të merret vetëm me çeshtjet e tjera të divorcit “Pit-Jolie”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *