• |
ide | kryesore

A është tradhëti po mos i taksojmë edhe ne produktet serbe?

Blog



Kater komente lexova sot ne fb ne shqip qe denonconin afrimin ekonomik mes Shqiperise dhe Serbise dhe e merrnin si tradhti ndaj Kosoves. Iu pergjigja vetem njerit prej komenteve. Nuk e di cfare pikerisht kerkojne ata qe predikojne lufte ekonomike me Serbine. Duan qe Shqiperia t’a izoloje veten serish si ne epoken e Qofte Largut? Duan qe te shkoje kunder keshillave dhe filozofise se BE-se dhe t’i hipe si Haxhi Qamili gomarit te izolacionizmit (madje me nje ekonomi aq te brishte)?

Sigurisht Shqiptaret dhe Serbet kane nje histori shume te ngaterruar dhe ne epoken e Miloshevicit ajo u be historia e nje imperializmi vrastar qe u mundua t’i zhduk Shqiptaret. Por Serbia e sotme, sado qe ka shume kusure dhe nuk u ka thene ende “me fal” Kosovareve dhe nuk e ka njohur ende Kosoven si shtet, nuk eshte me ajo e Miloshevicit. Disa duan qe t’i shohim Serbet si armiq te betuar per jete. Por ne se behet kjo si do merremi vesh me ta, si do bashkejetojme si fqinj, si do bashkejetojme ne Europe?
Ne se Shqiperia mundohet te beje diplomaci te hapur (duke perfshire diplomacine ekonomike) dhe dialog akoma edhe me fqinjet me te veshtire kjo nuk do t’a demtoje por do t’a ndihmoje ate dhe Shqiptaret. Ajo qe e ka demtuar Shqiperine dhe Shqiptaret kane qene izolimi dhe paranoja nacionaliste.

Nacionalizmi paranojak dhe izolacionizmi i shkaterroi nje here Shqiptaret ne epoken e komunizmit. Nacionalizmi paranojak dhe izolacionizmi shkaterroi edhe Serbet para pak vitesh. Shqiptaret duhet te nxjerrin mesime nga historia e tyre dhe nga historia e te tjereve (qofte edhe e armiqve te tyre)…

Marrë nga facebook i shkrimtatit Gazmend Kapllani



1 Comment

  1. Ku “shkrimtati” deri tani ja ka fut kot…Hajde njehere ne Tirane osete pakten ndonje fotografi ne Tirane..dhe pastj na fol per patriotizem , budalla patetik!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *