• |
ide | kryesore

Basha thirrje policisë: Mos zbatoni urdhrat e paligjshëm të Ramës

Lajme, Të fundit



Banorët e zonës se “Astirit” janë mbledhur pasditen e së shtunës në ditën e 21-të të protestës. Protesta e banorëve u mbështet edhe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se projekti për Unazën e Madhe të Tiranës është një aferë, ku sipas tij, një centimetër kushton 2 mijë euro ndërsa i bëri thirrje policisë të mos bëhet vegël e qeverisë.

“Ligjet garantojnë transparencë. Jemi para një afere. Jemi në mbështetje të tyre dhe të shtëpive të tyre. Edi Rama duhet t’i vejë gishtin kokës. Afera është e qartë, 40 milionë euro, 2 mijë euro për cm. Po vidhen shqiptarët nga PPP. Vjedh 40 mln euro për të mbushur thasët. Ky është projekt i agait të Surrelit. Jemi në krah të banorëve. Rama po keqpërdor policinë. Të mos bëhet vegël policia. Policët të mos dalin kundër ligjit” – tha Basha.

Për projektin e Unazës së Madhe parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie.



4 Comments

  1. Policia të zbatojë rregulloren e “gardhit” , sepse me të, ti vrave 4 protestues , megjithëse ishin jashtë gardhit.

  2. Nuk ka kryetar opozite ne boten perendimore qe ti beje thirrje policise te mos zbatoj ligjet e shtetit,ku dhe ky loqja i ka miratuar vete,por sa te kete rreth vetes sali anjin dhe kunatin ky loqja keshtu do funksionoje,ne diber zgjidhi vellain e Gazidedes te shik per kryetar te PD diber

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *