• |
ide | kryesore

Policia jep detaje nga sulmi me armë ndaj Saimir Taullaut në Lushnje

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit ka dhënë detajet e para për atentatin ndaj Saimir Taullaut në Lushnje. Uniformat blu thonë se në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit Saimir Taullau, 47-vjeç, banues në Lushnje.

“Për pasojë ai ka mbetur i plagosur lehtë dhe ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në hyrje-daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *