• |
ide | kryesore

Rivaldo tregon episodin paranormal që i ndryshoi jetën: “Dëgjoja një zë që më thoshte …”

Sport



Mjafton një episod ndonjëherë për të ndryshuar rrjedhën e jetës, qoftë edhe të një kampioni si Rivaldo. Në një intervistë rrëfyer për Clarin, braziliani zbulon episodin paranormal që i ndryshoi përgjithmonë jetën. Ishte viti 2004 e ish-futbollisti brazilian, në atë kohë jo besimtar, kur dicka e bëri të afrohej me fenë kristiane. “Nuk isha besimtar. Por në 2004 më ndodhi dicka e pabesueshme. Isha larguar nga Cruzeiro e nuk po luaja. Në atë kohë fillova të dëgjoja një zë që më thoshte se do të vdisja në një aksident rrugor. E dëgjoja cdo moment dhe shumë qartë. Më vonë, një tjetër zë më tha se nëse do të besoja tek ai nuk do të vdisja. Gjëja më e cuditshme se në atë kohë më pëlqente shumë të udhëtoja, gjeja cfarëdo justifikimi për të ngarë makinën”.

“Një ditë shkova në Mogi Mirim, 160 kilometra nga San Paolo. Gjatë gjithë udhëtimit e dëgjoja atë zë. Pata ndjesinë se dicka do të më ndodhte atë ditë. U kujtova për disa të njohur që kishin humbur jetën në aksidente rrugore. Babai im vdiq në një aksident. U ktheva në shtëpi shumë i frikësuar dhe nisa të qaja si fëmijë. Atë ditë vendosa ti jap jetën time Zotit. E nuk e kam dëgjuar më atë zë”, tregon Rivaldo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *