• |
ide | kryesore

Rrëzohet Real turpshëm: Solari, problemet nuk kanë mbaruar

Sport



Kura Santiago Solari ka limitet e saj. Ardhja e teknikut në pankinën e mrengues kishte dhënë idenë se i gjithë problemi ishte Lopetegui, madje argjentinasi bëri startin më të mirë të një trajneri në krye të madrilenëve, por në fakt nuk është kështu dhe 3-0 e marrë në transfertën e Eibar është konfirmimi.

Në ndeshjen e parë të javës së 13 të La Liga, vjen humbja e turpshme e Real Madrid, 3-0 ndaj Eibar. Pas katër fitoreve të para, Solari kishte fituar sigurinë, por ndoshta nuk ishte rasti. U kuptua shumë shpejt që do të ishte një ndeshje e vështirë, por nëse në fillim merengues dhe Courtois u shpëtuan nga traversë, në goditjen nga afër të Escalante portieri belg nuk ka cfarë të bëjë.

E gjithë manovra e Los Blancos nuk bindi dhe ajo që krijon Bale është thjesht falë aftësive individuale. Kundërsulmi dërrmon një mbrojtje të brishtë e një Ramos që sic duket më tepër e kishte mendjen tek mbrojtja nga akuzat e Football Leaks se në golat e Enrich e Kike.

Hap i shëmtuar prapa për Merengues, që pësojnë humbjen e tyre të pestë në kampionat. E një mes Atletico Madrid e Barcellona, në mbrëmje mund të shkëputet edhe më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *