• |
ide | kryesore

Situatë dramatike në Monumental: Sulmohet autobusi i Boca, lojtarë të plagosur. Superklasikja në rrezik

Sport



“Luftë” në Monumental para ndeshjes finale të kthimit të Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca: “Superclasico” është në rrezik të madh. Autobusi i Boca u sulmua me gurë dhe gaz lotsjellës nga tifozë të River Plate. Në momentin e mbërritjes në stadium disa lojtarë mes të cilëve dhe Teves kanë pasur të vjella dhe dhimbje. Ndërkohë po zhvillohet një takim  midis presidentëve të dy klubeve dhe drejtuesve të Conmebol: Boca pohon se nuk janë kushtet për të luajtur.

Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e ambulancës në mes të kaosit, të agravuar edhe për shkak të përplasjeve mes policisë dhe disa tifozëve të River pa bileta që kanë dëmtuar hyrjen në “Tribuna Centenario”.

E pabesuesheme ajo që po ndodh në Monumental: disa mjekë të Conmebol kanë hyrë në dhomat e zhveshjes ku ndodhen futbollistët e Boca. Katër prej tyre janë plagosur, sidomos Pablo Perez dhe Leonardo Jara, të cilët duket se nuk janë në gjendje për të zbritur në fushë. Të tjerë janë intoksikuar për shkak të gazit lotsjellës të përdorur nga policia për të shpërndarë tifozët e River që sulmuan autobusin verdheblu.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *