• |
ide | kryesore

Superklasikja/ River-Boca shtyhet për të dielën në orën 21

F1, Sport, Video



Pas dy shtyrjeve, ka ardhur edhe vendimi për të luajtur ndeshjen një ditë më pas. Superklasikja e kthimit për finalen e Kupës Libertadores mes River Plate e Boca Juniors do të luhet të dielën në orën 21.00.

Ky është vendimi i Conmebol, pasi ka hasur në rezistencën e drejtuesve e lojtarëve të Boca Juniors, që nuk kanë qenë në gjendje të luanin ndeshjen, nën shok psikologjik dhe me katër lojtarë të plagosur, pas sulmit që iu bë autobusit të tyre nga tifozët e River Plate gjatë rrugës për në stadiumin Monumental.

Kështu, edhe kjo finale kërkon një shtyrje për 24 orësh, ashtu si ndodhi në ndeshjen e parë të luajtur në Bombonera, vetëm se atëherë shkak nuk ishin incidentet me tifozët, por kushtet atmosferike për shkak të stuhisë në Buones Aires që përmbyti stadiumin…

https://www.youtube.com/watch?v=MLwdzfWtmhA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *