• |
ide | kryesore

Veliaj sfidon Ramën, shpall vetë rikandidimin për Tiranën

Kryesore, Lajme

Edi Rama nuk e ka ndarë mendjen për rikandidimin e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Këtë e ka thënë vetë kreu i socialistëve në disa dalje publike, por e thonë edhe njerëz të afërt të rrethit të tij.

Por përkundër këtij qendrimi të Ramës, Erion Veliaj vazhdon me të vetën duke mos lënë rast pa sfiduar ‘babain’ e tij politik. Më i fundit ishte sot gjatë një takimi me të rinj të FRESSH. Erion Veliaj e ka bërë fakt të kryer rikandidimin për një mandat tjetër në kryeqytet.

“Jam i bindur se me garën dhe ekipin që del nga FRESSH-i, me fushatën dinjitoze që Partia Socialiste do të bëjë në Tiranë, nuk ka asnjë arsye në botë që ky qytet mos të na japë më shumë besim për të çuar më përpara punën për transformimin e Tiranës dhe gjithë vendit”, u shpreh Veliaj para të rinjve.

Pra, ajo që kuptohet prej deklaratës është se kryebashkiaku gati direkt e ka shpallur rikandidimin e tij në zgjedhjet e qershorit 2019. Jemi në kushtet kur ai e ka vënë Ramën përballë faktit të kryer se nuk ka nga ia mban.

Vetë Rama disa ditë më parë gjatë një interviste për Report Tv, deklaroi se ishte shpejt për të folur mbi rikandidimin e Veliajt. Sipas tij janë strukturat e PS-së që do të marrin vendimin. Në të njëjtën gjatësi vale me Ramën ishte edhe kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Duke folur në Abc News për këtë çështje, Balla tha se Veliaj ka punuar mirë, por për kandidatët e PS-së do të vendoset më vonë. Javë më parë, Edi Ramës iu bë një tjetër sfidë nga Erion Veliaj për çështjen e rikandidimit në Tiranë. Në ndihmë të tij atë ditë kishte ardhur edhe Fatmir Xhafaj, ministri i dorëhequr që deklaroi krah Veliajt se socialistët e kishin kandidatin për Tiranën, pikërisht kryebashkiakun aktual. Kohët e fundit teksa po zhvillohet debati për projektin e Unazës së Re, në skenë ka hyrë edhe Erion Veliaj.

Nga zelli i tëpëruar për t’i hyrë sërish në zemër Edi Ramës, ai është përfshirë në një çështje që nuk ka të bëjë fare me institucionin që drejton. Projekti i Unazës së Re është një investim i Autoritetit Rrugor Shqiptar që varet direkt nga qeveria.

Por Veliaj kërkon të japë të tjera prova tek Rama se ai është gati t’u dalë për zot mëkateve të shefit të tij. Në po këtë mënyrë veproi edhe në rastin ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e aty të disa kullave përmes skemës zhvatëse të partneritetit publik privat.

©LAPSI.al

10 Comments

  1. Keshtu ka ndodhur edhe kur edveri i shau gruan. dhe si qen i rrahur deklaroi: Te gjtha sharjet qe me drejton padroni i pranoj! Dhiti nje mut kesaj pune, me keta plehra qe kemi!

  2. Doli ky kopili i ures vajgurore, e keni vene re qe as nun i permend asnjehere prinderit, jevg i ures vajgurore, i kthyer ne Evangjelist, ka ndryshuar fene. Keto lloj mostrash na udheheqin.

  3. pse mos ta e bej.erionka velina i ruan se bashku me ramen miljardat qe kan vjedh ne JASTEK GRISELDE.ERIONKA E DIN QE E KA NE DOR EDVININ QE KUR SHITEN BYTHET TEK LLOJI FRROK,ROSH DOSH.

  4. O ari po boll me kete griselden se ajo vajze eshte me depresion shaj moterqirin xhuxhin e kavajes perdhunusin se nuk po thua gje te zgjuar griselda griselda..e cmendi rropqiri i kavajes ate vajze boll já zure emrin neper portale

  5. GRISELDA MOR QEN BIR QEN NA BERE BAJAT NE GJITHE BOTEN GJE QE SKISHTE NDODHU NDONJEHERE NE SHQIPERI DHE SIKUR TE ISHTE E VERTET JU SDUHET TA BENIT ZE POR TI MOR LEGEN E STISE DHE TI DUHET TE BEHESH GJYGJ PER KETE PER DJALIN E VRARE NE SHARR PER DASMEN QE TA BERI NENA PER KJOSHAT E MBIRA NE CGO STACION URBANI PER FIQT QE KE SHITY PA KUPON DHE PER SORJAN QE JE ME AGJENT TE FSHEHET.

    1. na hong mutin dhe karin maje si biberon para gjumit.jepja dhe motres here pas here .neser ik merr rrogen ,mos harro minifundin mavi.rraca kurvash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu