• |
ide | kryesore

Video/ Ferri i Monumental – Boca nuk dëshiron të luajë, shtyhet për në 23.15

F1, Sport, Video



Vazhdon të mos luhet, ka një tjetër orara për Superklasiken e kthimit të Kupës Libertadores, por Boca Juniors nuk dëshiron të luajë në këto kushte, pas sulmit që iu bë autobusit të tyre gjatë ardhjen në Monumental, me gurë e gaz lotsjellës. Conmebol, pavarësisht përplasjeve, ka vendosur ta shtyjë përsëri ndeshjen: starti parashikohet në 23:15, ndërkohë që më parë ishte menduar për orën 22.

Video tregon gjendjen e lojtarëve të Boca Juniors në dhomat e zhveshjes, ku disa prej lojtarëve janë ande të tronditur dhe kanë ndjesinë e të vjelltit. Katër Xeneizes mbetën të plagosur nga sulmi: më rëndë janë Pablo Pérez e Gonzalo Lamardo, probleme edhe për Leonardo Jara e Nahitan Nández. Dy të parët janë transportuar në spital me ambulancë, duke qenë se kanë cifla xhami në sy. Të tjerët janë të intoksikuar për shkak të gazit lotsjellës, si Ramón ‘Ëanchope’ Ábila e Darío Benedetto që kanë mbuluar fytyrën me fanella. Pérez ndërkohë po kthehet në stadium për të qendruar me skuadrën.

BOCA NUK DO TË LUAJË
Është një situatë lufte dhe duke parë edhe barazimin e ndeshjes së parë Boca Juniors nuk është aspak e avantazhuar. Zv/presidenti Dario Richarte ka deklaruar për Fox Deportes vullnetin e Boca për të mos luajtur: “Mund të them se ajo që ndodhi është një katastrofë. Kemi lojtarë të plagosur e nuk janë në gjendje të zbresin në fushë”. Konfederata, edhe pse e njeh zyrtarisht se Pérez e Lamardo nuk mund të luajnë, i ka kërkuar formacionin zyrtar drejtuesve të xeneizes e teknikut Guillermo Barros Schelotto.

GALLARDO REFUZON
Edhe Marcelo Gallardo nuk dëshiron të luajë ndeshjen dhe këtë gjë ia ka komunikuar drejtuesve të River Plate. Muñeco ka përsëritur se nuk janë kushtet dhe është solidarizuar me rivalët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *