• |
ide | kryesore

Video/ Luftë në Monumental, por luhet në orën 22.00: Shikoni sulmin kundër autobusit të Boca Junios

Sport, Video



Luftë guerrile në Monumental, pikërisht përpara ndeshjes finale të kthimit të Copa Libertadores mes River Plate e Boca, por Superklásikja do të luhet. Conmebol, pavërsisht përplasjeve, ka vendosur që ta shtyjë ndeshjen me një orë: me startin të programuar në orën 22. Pak para orës 20, autobusi i Boca është goditur me gurë, fishekzjarre dhe gaz lotsjellës që janë future në autobus duke thyer xhamat. Situata ka provokuar të vjella për disa lojtarë mes tyre Tevez e Almedra.

E pabesueshme ajo që ndodhi në Monumental: disa mjekë të Conmebol kanë hyrë në dhomat e zhveshjes së lojtarëve të Bocas e ka patur një takim mes drejtuesve të konfederatës amerikano-jugore e presidentëve të dy skuadrave. Katër Xeneizes kanë mbetur të plagosur, në vecanti Pablo Pérez e Leonardo Jara. I pari është dërguar në spital sepse i kanë hyrë cifla xhami në sy. Të tjerë kanë mbetur të intoksikuar për shkak të gazit lotsjellës.

Ndërkohë, Monumental është plot më tifozë Millonarios që presin nisjen e ndeshjes.

https://www.youtube.com/watch?v=innHscrsLWg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *