• |
ide | kryesore

Video / Tottenham mund dhe kapërcen Chelsea në Premier, humbja e parë për Sarri

Sport



Tottenham thyen 3-1 Chelsea në derbi dhe e kapërcen në renditje. Një lojë spektakolare e të zotëve të shtëpisë në Wembley, që në 16 minuta regjistrojnë dy gola, Dele Alli (8′) dhe Kane (16′). Një ndeshje e dominuar nga djemtë e Pochettino, për të cilët vjen edhe goli i tretë nga Son (53′). Ndërsa më Blutë golin e nderit e realizoi francezi Giroud (85′). Kjo ishte humbja e parë në kampionat për Chelsea këtë sezon dhe trajnerin Maurizio Sarri, që e sheh veten në vendin e katërt me -7 pikë nga Manchester City kryesues në Premier League me 35 pikë. Ndërsa Spurs ngjiten në vendin e tretë me 30 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=-zrYTXMZcgc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *