• |
ide | kryesore

Viktor Orban i bën lavde Gruevskit: Është aleat i hungarezëve

Lajme, Të fundit



Në një kohë kur ish-kryeministri maqedonas është në kërkim policor, kryeministri hungarez Viktor Orban i thur lavde Nikolla Gruevskit. Ndonëse Maqedonia kërkon ekstradimin e Gruevskit, Orban i del në mbrojtje ish-kryeministrit, ndërsa shton se ai është aleat i hungarezëve.

“Pa ish-kryeministrin maqedonas, do ta kishim shumë të rëndë që të mbronim kufijtë e Hungarisë nga vala a refugjatëve edhe përkundër asaj që ne ngritëm rrethoja. Njeriu duhet sinqerisht t’i trajtoj aleatët e tij” -tha Orban.

Gjatë një interviste për radion hungareze Koshut, Orban tha se Gruevski është mik i gjithë popullit të Hungarisë. Po ashtu Orban pohoi se Gruevski është i përndjekur nga organizatat e Xhorxh Soros.



1 Comment

  1. Tani po e kuptoj pse e mban mire sala me kete urbanin. Mendon per te ardhmen kodoshi. Po me ca arsye ka per ti dhen azil sales. Per cfar kontributi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *