• |
ide | kryesore

Arrestohet kapiteni i Partizanit Alban Hoxha: drejtonte makinën i dehur

F1, Sport



Tronditet Partizanit para derbit kryeqytetas me Tiranën në kampionat. Kapiteni i të kuqve, Alban Hoxha është arrestuar nga policia, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Sipas kumunikatës së policisë në testin e alkoolit Alban Hoxha ka rezultuar në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër.

Kapiteni i Partizanit është ndaluar në rrugën “George Ë Bush”, pranë Parlamentit, dhe momentalisht mbahet në Komisariatin 1. Vetëm dy ditë më parë ai e festoi ditëlindjen, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm në ndeshjen kundër Tiranës.
31-vjeçari mungoi në ndeshjen e kaluar ndaj Flamurtarit për shkak lëndimi.

Njoftimi i Policisë

Tiranë
Policia Rrugore arreston në flagrancë tre shtetas për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. A., 25, vjeç banues në Tiranë, pasi në rrugën “Isuf Elezi”, u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

– L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

– A. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “George Ë Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *