• |
ide | kryesore

Dikur kolege, mendimi i Chriss Teigen sot për Meghan Markle

Paparazzi, Slider



Meghan Markle dhe Chrissy Teigen kanë qenë dikur kolege në punë. Ato kanë qenë të dyja pjesëmarrëse në “Deal or no deal”, një lojë televizive shumë e njohur. Ato kishin rolin e “vajzës së valixhes”, që praktikisht qëndronin gjatë spektaklit pranë valixhes me një vlerë monetare të caktuar.

Sipas The Telegraph, Markle ka qenë e pranishme në 34 episode nga 2006 në 2007, ndërsa Teigen në 8 episode nga 2007 në 2008. Dhe pikërisht për marrëdhënien që ato kishin dhe sjelljet e Meghan, tashmë një dukeshë, modelja ka folur për Daily Mail:

“Isha në “Deal or no Deal” me të dhe ajo ishte e këndshme. Tani të gjithë më pyesin si ishte ajo dhe i them “Më falni, s’kam asgjë të keqe për të thënë. Ajo ishte e mrekullueshme.”Por kjo nuk është e vetmja e përbashkët që ato kanë, pasi të dyja publikuan librat me receta këtë vit.

“Më pëlqen freskia që ajo sjell, dhe libri i saj i recetave “Together” është i vetmi libër që kam porositur këtë vit.”- tregoi Teigen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *