• |
ide | kryesore

Milan humbet zonën Champions në shtesë, por nervoz është trajneri i Lazios

Sport, Video



Barazimi i arritur në minutën e 94′ kundër Milan e mban Lazio në vendin e katërt, por duke parë emergjencën kuqezi bardhekaltrit duhet të bënin pikë të plota. Ishte pikërisht ky fakt që ndonëse duhet ta linte të kënaqur teknikun e Lazios, Simone Inzaghi, e ka bërë nervoz dhe të pëkanqur me atë që mori skuadra e tij, që deri në fund ishte duke u mundur: “Donim të fitonim – pranoi Inzaghi -, por si erdhën gjërat të paktën morëm barazimin.Keqardhje sepse pësuam një gol me devijim dhe si luajtëm do ta meritonim fitoren”.

Karton i kuq në fund për teknikun Lazios nga arbitri Banti: “Nuk e kuptova, pastaj më thanë që kisha dalë nga zona teknike. Isha nervoz, më vinte keq të humbisja një ndeshje të tillë”.

Një barazim, që pavarësisht se mes shumë mungesash e në transfertë, e ka dëshpëruar teknikun e Milan, Gennaro Gattuso: “Mund të ndodhë edhe kështu. Në ato momente diferencën e bëri Acerbi që fizikisht na vuri në vështirësi, por nuk është keq. Shohim përpara me shpresën të rikuperojmë ndonjë lojtar”.

Milan mbetet në vendin e pestë me 22 pikë, një më pak se Lazio, që do të kalonte në rast fitore, duke marrë për herë të parë në këtë sezon vendin e katërt, që është edhe objektivi i kuqezinjve …



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *