• |
ide | kryesore

Rekordi i çuditshëm i Alvaro Morata tërbon tifozët e Chelsea

Sport



Për Filippo Inzaghi, i famshëm për qendrimin në linjën e pozicionit jashtë loje, Sir Alex Ferguson thoshte “ky djalë duhet të ketë lindur në pozicion jashtë loje”. Por duket se tashmë, SuperPippo ka gjetur një rival të denjë, që në këto momente luan pikërisht në Premier League. Ndeshja kundër Tottenham konfirmoi një problem të madh të Chelsea. Alvaro Morata kapet shpesh përtej linjës së mbrojtësve. E duke konsideruar statistikën e publikuar në profilin Tëitter të TalkSport, shumë shpesh…

Spanjolli dominon klasifikimin individual në kategorinë e pavlerësuar të futbollistëve në pozicion jashtë loje. Për 18 herë në këtë sezon sulmuesi i Chelsea është kapur nga asistentët përtej linjës së pozicionit jashtë loje. Natyrisht pjesë përbërëse e lojës së tij, por tifozët e Blues kanë nisur të pyesin nëse ia ka shpjeguar dikush ish-juventinit rregullin e lojës. Krahasimi i përdorur në këtë rast është spektakolar: Morata ka përfunduar në pozicion jashtë loje …me shumë se një skuadër e tërë! Futbollistëve të Bournemouth, aktualisht në vendin e tetë në Premier, i janë sinjalizuar vetëm 16 pozicione të parregullt në 12 ndeshje. Dy më pak …se vetëm Morata, që ka marrë një kryesim që askush nuk e do.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *