• |
ide | kryesore

Tevez sulmon Conmebol: “Pse nuk i’a jepni Kupën direkt River?”

Sport, Video



“Përse nuk i’a japin direkt Kupës River?”. Nuk ka asgjë që ta ndalojë Carlos Tevez pas ferrit të përjetuar në Monumental. “Apache” sulmon Conmebol: “Është sjellë shumë keq me ne, është një turp ai që ndodhi. Jemi mësuar, bëjnë gjithnjë atë që duan. Nëse do ndodhte e kundërta do ia kishin dorëzuar Kupën River. I njëjti mjek i Conmebol që në 2015 tha se lojtarët e River nuk mund të luanin, tani tha se ne mundeshim…”.

“Nëse e gjitha kjo do ndodhte në stadiumin tonë do të kishim humbur tashmë. E njëjta gjë do të ndodhte edhe nëse do iknim nga stadiumi me vullnetin tonë”, është mendimi i hidhur i Tevez. Sulmuesi i Boca kujtoi ngjarjet e majit 2015, në rastin e kthimit të cerekfinaleve të Libertadores në ‘Bombonera’, kur pas rikthimit në fushë nga dhomat e zhveshjes lojtarët e River u sulmuan me spray lotsjellës. Millionarios fituan ndeshjen në tavolinë 3-0. “Conmebol e teproi, Pablo Perez ishte në spital e lojtarët e tjerë villnin: e megjithatë donin që të luanim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *