• |
ide | kryesore

Video/ Reginaldo shtyn Cungun gjatë zëvendësimit, tekniku nuk e bën dramë

Sport, Video



Armando Cungu e Reginaldo nuk është herë e parë që konfliktohen e ndoshta nuk do të jetë as e fundit, por sjellja e mozambikasit gjatë zëvendësimit, në minutat e fundit të ndeshjes së fituar 0-2 në Kamëz, tregoi se gjërat mes të dyve vazhdojnë të jenë të acaruara përtej aparencës.

Sulmuesi, shënuesi më i mirë i Kukësit në këtë kampionat, nuk e ka pritur mirë zëvendësimin, duke refuzuar përgëzimin e teknikut shkodran: “Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, ishte vetëm një keqkuptim, diçka kalimtare. Nuk duhet të diskutohet”, ka dashur të ulë tonet Cungu pas ndeshjes.

Në fakt të dy kanë nisur problemet, që kur dy muaj më parë Cungu e akuzoi mozambikasin se luante për vete dhe jo për skuadrën.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *