• |
ide | kryesore

Video-shock e pabesueshme që ka indinjuar rrjetet sociale

Sport



Ajo që ndodhi në Monumental, kur autobusi me lojtarët e Boca Juniors u sulmua me gurë dhe gaz lotsjellës duke lënë të plagosur katër futbollistë, nuk ishte aspak një imazh i bukur për River Plate, Conmebol dhe Kupën Libertadores, por video që është bërë virale dhe ka indinjuar Argjentinën e gjithë botën është një tjetër.

Në mbrëmjen e të shtunës, një video është bërë menjëherë virale, duke shtuar edhe më shumë indinjatën dhe përcmimin për atë që ndodhi përpara finales së kthimit. Në filmimin e pak sekondave shihet një tifoze e River, mama, që fsheh shpërthyes ndriçues në trupin e s bijës për të shmangur kontrollet në Monumental.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *