• |
ide | kryesore

Gomari që bëri patriotin në Pejë

Ide



Kjo ishte e tëra nga cirku i ditës së sotshme.

Erdhi Edi nga Tirana në Pejë për të na thënë që ai që e quan Hashim Thacin tradhtar është gomar.

Kurse njeriu që e thotë këtë, e thotë me një siguri të tillë, sa të mbushet mendja që ai personalisht ka luftuar në Drenicë dhe Dukagjin, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni. Dhe kur e thotë Edi këtë, nuk na mbetët asgjë tjetër përvecse ta mbyllim debatin për kufijtë, t’i kërkojmë falje Thacit për dyshimet tona të padrejta, naive po se po, dhe të vazhdojmë të punojmë, sepse shpinën e kemi të sigurt.

Kryeministri i Shqipërisë, erdhi në Pejë, i shoqëruar me shërbëtorët e tij, ata të cilëve në fund të ditës do t’ua ua numëron llajkat dhe sherat në FB, për të na treguar se kush është gomar, kush është tradhtar dhe kush është patriot.

Gjatë ekspozesë së tij, plot pështymë, me një jostabilitet të theksuar fizik dhe mendor, Kryeministri shqiptar, sillej me një arrogancë të tillë, sikur brenda tij të ishin riinkarnuar Skenderbeu dhe Ismail Qemali.

Gati e rrëzoi Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, kur e tërhoqi për dore për t’ia vënë dorën mbi shqiponjë, kinse për t’u betuar. Për t’u betuar për cka? Që Shefqet Kastratit t’ia paguajnë kosovarët taksën e rrugës, apo që të njëjtin ta rrisim edhe pak, nga pesë euro njëri drejtim në 10 euro?

Por le te kthehemi edhe pak te tallavaja nacionaliste në Pejë.

Javën që e kemi lënë prapa, zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Shqipërisë kritikuan Kosovën për taksën prej 100 për qind për produktet serbe, u zotuan në Beograd për t’i intensifikuar raportet tregtare dhe ekonomike, kurse sot, të njëjtit vërshuan për në Kosovë me shqiponja të mëdha, të bindur, me plot të drejtë, që kosovarët, edhe këtë herë, si shumë të tjera, do të tregohen mjaftueshëm idiot sa për t’u joshur nga ngjyrat kuq e zi.

Kaq.

Këta të Kosovës, të mangët nga goja dhe truri, dukeshin mjaft të kënaqur që Edi nuk po shkonte edhe më larg. Ai, ta zemë, edhe do të mund të tallej me ta. Prandaj, për sa kohë që Rama atyre ua ofronte atyre njërën dorë, që me të ta formonin një shqiponjë, ministrat e Kosovës, të shndërruar në tifoz, ishin të kënaqur. Ata dukeshin si ca mjeran të kompleksuar, të paditur, të paedukuar, të pakulturuar, dhe cdo gjë tjetër që fillon me PA, përball udhëheqësit të Shqipërisë. Kush guxonte që t’i thoshte atij për taksën e rrugës? Kush guxonte t’i thoshte atij që ai, dhe kabineti i tij, ndryshe flet në Beograd e ndryshe në Prishtinë? Kush guxonte t’i thoshte atij që nën udhëheqjen e tij, ekonomia e Shqipërisë cdo ditë e më tepër po afrohet më Beogradin, e cdo ditë e më tepër po i bën pengesa Prishtinës.

Shikoni vetëm të dhënat në sajtin e CEFTA’së, të cilat flasin shumë më shumë se sa secila shqiponjë e bërë në Pejë. Shqipëria, vitin e kaluar ka shitur në Kosovë më shumë se sa në secilin vend në rajon, dhe ka konsumuar prodhime serbe më shumë se sa nga secili vend tjetër në rajon. Pra, Shqipëria blenë mallra në Serbi (186 milionë euro) dhe shet mallra në Kosovë (në vlerë 156 milionë euro).  Ndërsa Kosova, vitin e kaluar ka shitur në Shqipëri, pak më shumë se sa ka shitur në Serbi. Pastaj mos të harrojmë kontributin e miliona turistëve të Kosovës që për cdo vjet i çojnë në Shqipëri miliona euro të tjera për turizëm, ani pse, Rama, prej kur u bë Kryeministër i Shqipërisë, atë pjesë të rrugës së kombit që kishte mbetur e papërfunduar nga koha e Berishës, e la në atë gjendje që e gjeti. Vetëm se, bakshish, e shtoi edhe taksën prej 10 eurove.

Mos me keqkuptoni, unë nuk kam kërkesa për Edi Ramën. Ai është kryeministër i Shqipërisë, i zgjedhur nga qytetarët e Shqipërisë, për të punuar për qytetarët e Shqipërisë. Mirëpo, kur i njëjti zbarkon në Kosovë, na tregon se kush cfarë guxon e cfarë jo t’i thotë Presidentit Thaci, kur na tregon kush është e kush nuk është patriot, kush bëri dicka e kush nuk bëri asgjë për shqiptarët, atëherë e konsideroj legjitime që edhe ne t’i themi hapur disa gjëra.

Ta zemë, unë mendoj që është gomar kushdo që i thotë puna e mbarë Hashim Thacit, kur ky i fundit bën përpjekje që ta ndajë vendin e vet në dysh. Unë mendoj që është gomar, gjithashtu, ai që vjen në Kosovë dhe ofendon gazetarët e vendit tonë, duke i quajtur kazan, vetëm pse gazetari ia ka drejtuar një pyetje normale një personi jonormal.

Kjo cfarë ndodhi sot në Pejë, ishte cdo gjë tjetër përvec asaj për të cilën ishte thirrur. Kryeministri i Shqipërisë kishte ardhur në Kosovë për t’ia rrahur shpatullat Hashim Thacit, për t’i intimiduar politikanët tjerë të Kosovës, për t’i intimiduar gazetarët e Kosovës, për të ushtruar terror medial mbi qytetarët e hutuar – kuptohet i përkrahur nga gazetarët personal.

Ky ishte një lloj vandalizmi i paparë deri më tash në Kosovë. Një kryeministër, qoftë ai edhe i Shqipërisë, që kerset dhëmbet, hakërrehet, shtrëngon grushtët, sikur të jetë disa sekonda larg krizës së radhës epileptike, nuk mund të jetë ylli ynë polar. Një kryeministër që ofendon, sulmon, të vegjlit, dhe i kthen kurrizin oligarkëve, nuk është shembulli për t’u ndjekur.

Kushdo që pret që ekonomia e dy vendëve, pas këtij cirku, do të sheh ditë më të mira, shpejt do të deshprohet. Për ekonominë tonë nuk vendosin këta. Për ekonominë tonë, për taksat tonë vendosin devollët, kastratët, vilmanushët etj., etj.

Prandaj, më zgjoni nga gjumi kur këta oligarkë vendosin që ta mbajnë një samit mbarëkombëtar. Deri atëherë, z. Rama, Fuck Off.

Gazeta Express



20 Comments

  1. shizofren fare edvini,perzuri ne pes vite aq sa ramushi e hashimi mbi 500 mij shqiptar nga shqiperia ne krahasim me thaqin 450 mi.

  2. Po bubuzhel kujt i intereson ky shkrim pertej edi rames e rramushit e thacit ti sikur há buke me serbet o helm po serbet cfare nuk thon e shpikin dhe su del kundra asnje gazetar cpune te prish ty se cfare thone liderat shqiptare o pis njeri ne keta kemi duam sduam ca bere ti me kete shkrim o shpifesire qe gjithe problemin e ke me shqiperine ti te qifsha rropt ty dhe kush te paguan ty

    1. Ti je vetëm një mut jugu, jo jugu i vërtetë, injorant rilindas që pallohesh me idiotlliqet e edvin pelenës.

  3. Ti “jugu” TURP ! Nuk perfaqeson njerzit e nderuar te Jugut.
    Opinioni i jot eshte treguesi me i qarte i nivelit mjeran qe ti ke.

  4. Bubizheli eshte anti-shqiptare. Ne shkrimet me perpara ky ka mbeshtetur formimin e nje kombi te ri Kosovar. Jo shteti, por kombi te ri Kosovar. Aq pak sa kemi mbetur, ky bubuzheli ka punuar fort qe te forcoje kete edhe me shume per qindra vite ne te ardhmen, me dy shtete, nje mikroskopik Kosovar dhe nje tjeter po aq mikroskopik Shqiptare. Endrra e Serbeve.

    1. Ky palla Buzh .Palla, qënka bërë merak se Edi Rama Tërhoqi Ramushin për të vënë dorën mbi FLAMURIN KUQ E ZI , PO PSE O P@DH MOTRE MOS DESHE TA VENDOSNIN DORËN NË ATË LECKËN BLU ???
      PTUUUUU FARË E KEQE TRADHËTARE, O BUZH..PALLA MERE VESH ,SKA KOSOVË KA VETËM DARDANI DHE AJO ËSHTË SHQIPTARE, TI DHE DISA PLEHRA TË TJERA SI TY (MUÇ DEBIL NANO LLUMI) QË JENI LLUMI I NJERËZIMIT ,MUND TË GRISNI BYTHËN NË SËRBI -GREQI OSE TURQI.
      PLEHRA SHQIPFOLËSE.

  5. Jeni gjeni dhe nje njeri i drejtperdrejte .Keni mbeshtetjen tone.Une jam nga Vlora?,qe ky injoranti e tallu ne cdo moment dhe komunistat e votojne si dele.

  6. Ti @Eni , vlonjatja që i thua këtij plehrës Antishqiptare , gjeni , a e di ti që KY SHKËRDH@TA KËRKON KRIJIMIN E KOMBIT KOSOK@R , DUKE MOHUAR KËSHTU GJAKUN SHQIPTAR . A E DI TI MOJ ENI VLONJATJA SE PO TË ISHTE GJALLË DËSHMORI ADEM JASHARI KËTË PLEHRËN DO TA VARTE NQS E DËGJONTE TË FLISTE PËR KOMB KOQEK@R ??? KY MAJMUN SËRBO-TURK MOHON GJAKUN E ISA BOLETINIT,HASAN PRISHTINËS ETJ , DUKE KËRKUAR KOMB KOQEK@R.

  7. shkrimi eshte i shkelqyer vetem nuk jam dakort me krahasimin si gomar se me te vertete qe gomari eshte nje kafshe puntore pa fjale,kurse KM jone eshte nje RRIQNE,Pa bythe qe ushqehet dhe pasurohet me gjakun e popullit shqiptar?

  8. SAKT DHE BUKUR KY KRYEMINISTRI SHQIPTAR ESHT KRYEGUZHINJERI QE KA GATUAR GJELLEN PER KET KOSOV KA MBI 10-VITE ME KUJTOHET KUR THOSHTE RRUGA E KOMBIT ESHTE RRUGE QE STE CON GJEKUNDI JO NJEHER POR DISAHER NE PARLAMENTIN SHQIPTAR DERI SA I THA BERISHA I MADHI SKENDERBEJ KJO RRUGE DOTE BEHET SIKU EDHE ME VETHET E GRAVE..ATEHER E MBYLLI GOJEN TANI ME THACIN VUCICIN SOROSIN PUTININ PO PREGATITEN TE COPTOJNE KOSOVEN DHE PASTAJ TI JAPIN DREJTIMIN DREJTIMIN SHQIPERIS NGA NENA RUSI E EDIT MOS HARRONI DO E SHIKONI SHPEJT…..

  9. O Zot pi bashkohen sa injorant e mendje te semuara,ca mercenare e idiote si ky spiuni serbosllav Buzhala ne disa portale dhe zukasin si mizat e pallin si gomaret kunder Lidereve te zhgjedhur nga vota e qytetareve te Shqiperise e Kosoves per te fituar gjellen e dites nga padronet qe vdeasin per te ardhe ne pushtet.Buzhala ky minuk rruge pa dinjitet e identitet merr guximin te vleresoje Kryeministrin e Shqiperise?!Apo Presidentin e Kosoves!? Hapu toke spiun e bir spiuni,lapush me surrat derrguci ,injorant qe perpiqet te din te gjitha.Pastaj Shkulan e Bushal,lubojevic ,rakiq e zhel ,surrat mbi surrat njeri me i shemtur se tjetri si mizat ne bythe te luanit i jane qepur Rames dhe as shenje nuk i bejne me sa miza bythes se luanit .Rama vetem qeshet me llumin e llumit te kazanit ,me keto mushkonja qe ngordhin ne injorancen e vete ne perpjekje per te fituar se paku vemendjen e tij. Se paku mos importoni argate debil nga Kosova se jeni aq shume neper studiot dhe portalet ne Shqiperi sa nuk ju nxene kazani.

  10. Te lumte pena Berati. Por duhej te prefje majen e saj dhe me shume. Ky KM ( Rama) po tall karet me shqiptaret, tani dhe ke kosovaret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *