• |
ide | kryesore

Çudia/ Bayern Mynih pakt me tifozët për fanellat

Sport



Bayern Mynih ka vendosur që në të ardhmen, të gjitha uniformat për ndeshjet në shtëpi, do të jenë të karakterizuar nga dy ngjyra, bardhë e kuq.

Bavarezët, që janë në vështirësi në Bundesliga, në vendin e pestë në klasifikim -9 pikë nga kryesuesit e Borussia Dortmund, ka marrë një vendim të rëndësishëm për sa i përket imazhit të fanellave të së ardhmes.

Në një komunikatë zyrtare klubi ka bërë të ditur se në javët e kaluara ka zhvilluar një takim me disa përfaqësues të tifozëve: “Në javët e kaluara janë zhvilluar bisedime konstruktive mes Këshillit të Bayern Mynih dhe përfaqësuesve të ndryshëm të tifozëve për temën e ngjyrave të klubit. Këto diskutime kanë sjellë një akord reciprok. Për fansat fanellat përfaqësojnë një shenjë identiteti të rëndësishëm të klubit”.

Në përfundim të takimit është vendosur që nga tani e tutje do të përdoren vetëm ngjyrat e bardhë dhe e kuqe në krijimin e fabellës për ndeshjet që luhen në shtëpi. “Bayern Mynih lajmëron se në të ardhmen në veshjet zyrtare, ose më saktë në uniformën e përbërë nga fanella, mbathjet sportive e getat, do të përdoren vetëm ngjyrat tradicionale të klubit, bardhë e kuq. Do të mbahen kontakte të rregullta me përfaqësuesit e tifozëve për realizimin e uniformave”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *