• |
ide | kryesore

Eva Longoria reagon ashpër ndaj Donald Trump

Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur shpërthen ndaj Donald Trump: “Ata nuk janë kriminelë, janë familje që kërkojnë strehë”

Aktorja e njohur shpërthen ndaj Donald Trump: “Ata nuk janë kriminelë, janë familje që kërkojnë strehë”
November 26
20:002018

Lufta e SHBA ndaj refugjatëve që kërkojnë strehim po bëhet çdo ditë e më e ashpër. Kërkohet që ata të largohen nga kufijtë e Amerikës sipas politikave të reja të Donald Trump. Për këtë, ditën e sotme ka reaguar ashpër dhe aktorja Eva Longoria. Ajo ka publikuar një fotografi të një nëne me dy fëmijë që largohen me nxitim teksa i hidhet gaz lotsjellës.

“Nuk është kjo ajo çka ne jemi si amerikanë. Të lëshosh gaz lotsjellës për fëmijët? Ata nuk janë kriminelë. Janë familje që kërkojnë strehë. Sigurisht që duhet të mbrojmë kufijtë tanë, por duhet të përdorim këto burimë për të mbrojtur vendin tonë nga terrorizmi. Kjo është një foshnje ME PELENA. Çfarë po mendon @realdonaldtrump ?? Këto janë qenie njerëzore. Të përgjërohem t’i trajtosh me dhembshuri dhe t’i trajtosh me dinjitet. Ata po largohen nga vendet e shkatërruara nga droga që është historikisht diçka që vjen nga paqëndrueshmëria që ne kemi shkaktuar. Këto janë fëmijë dhe mama që këkrojnë strehim. Kjo foto më ka thyer zemrën dhe besimin tim në humanizëm.”- ka shkruar Eva pranë fotos.



2 Comments

  1. Eva Longoria i ka patur vete prinderit ilegale ne USA…tani e quan veten amerikane… i takon te mbroje e perkrahe ‘ilegalet’ e tjere…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *