• |
ide | kryesore

FOTO/ Çfarë i ka ndodhur helikopterit që zbulon kanabis në Shqipëri

Lajme, Të fundit

Kanë qenë të shumtë ata që mëngjesin e së hënës u ka tërhequr vëmendjen një ngjarje e pazakontë pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë. Një karroatrec është parë duke transportuar …një helikopter, një pamje jo e zakontë në rrugët tona. Por duke këqyrur fotot e siguruara nga lapsi.al vihet re se helikopteri është i tipit BO 105, pjesë e flotës së ministrisë së Brendshme dhe që përdoret prej saj kryesisht në operacionet e zbulimit të parcelave me kanabis në zonat e thella.


Një helikopter i tillë u rrëzua në gusht të vitit 2014 në zonën e Pultit në Malësinë e Madhe nga kultivuesit e kanabisit. (shiko fotot poshtë). Ai u qëllua me një plumb dhe bëri ulje të detyruar në një arë të mbjellë me mister. Në atë kohë ministria e Brendshme që drejtohej nga Saimir Tahiri dhe policia e shtetit me në krye drejtorin Artan Didi e mbajtën të fshehtë ngjarjen që u raportua nga lapsi.al.

Pilotët te helikopteri i rrezuar
Tahiri dhe Didi te baza e helikoptereve

Me siguri edhe helikopteri që shihet në foto ka pësuar një defekt, por nuk ka një informacion zyrtar për të. Ministria e Brendshme ka vetëm 2 helikopter të tillë. Ai po transportohet me një karroatrec të ministrisë së Mbrojtjes. Një flotë helikopterësh ka edhe ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Shëndetësisë që i përdor të rast të emergjencave shëndetësore në zona të thella. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Jemi duke bere shtet,apo jo?Dhe gjate ketij procesi,ndodhin edhe te tilla ngjarje,por nuk ka pse te behen publike,se merret ne sysh vete shteti,pastaj.Ata,qe mendojne ndryshe,jane “GOMERE”!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu