• |
ide | kryesore

FOTO/ Rikthehet Fatmir Xhafaj

Lajme, Të fundit



Pa bërë komente. Në heshtje dhe nën vështrimin e kolegëve të tij, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj iu rikthyer jetës politike aktive.

Mëngjesin e së hënës ai zuri vendin e një anëtari të thjeshtë në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore të cilin e ka drejtuar për shumë vite derisa mori një vend në qeveri.

Mbërritja e tij nuk mund të kalonte pa urimet e mirëseardhjes së kolegëve. I pari ishte kryetari i komisionit Ulsi Manja që e vlerësoi Xhafajn për punën e bërë në këtë komision.

“Mirëserdhët në komisionin tuaj natyral. Kontributi juaj është i çmuar për të çuar së bashku përpara punën e përbashkët”- tha Manja.

Ish-ministri i Brendshëm nuk byri komente ndërsa e kaloi situatën me një buzëqeshje. Në mbledhje munguan deputetët e opozitës. Xhafaj dha dorëheqjen në mënyrë të papritur në 27 tetor. Vendin e tij e mori pas një odiseje ligjore Sandër Lleshaj. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Deri para fillimit te reformes ne drejtesi,Ky Fatmiri i Xhafajve te famshem te Vlores,me dukej,djale i pjekur.Kur filloi te merrej me reformen,(pra me te gjithe pislleqet,qe beri me te,sa diten per diell dhe sa naten,mbas seancave qe bente komisioni i reformes),si ne nje film fotografik,kur lahet ne solucion dhe fillon te kjartesohen figurat,u duk qarte,si nje Vlonjat,tipik,mashtrues,mendjemadh (tipik i gjoksgropeve),Skuth-tipik mafioz (natyrisht,nuk mund ta injoronte eksperiencen e te vellait) duke vepruar edhe ndaj pergjigjeve qe vinin nga Venecia-me modifikimet qe i bente atyre-dhe megjithese denoncohej gjithmone dhe per cdo veprim te mbrapshte,pre experteve te opozites,nuk ja bente terr syri,por vijoi rrugen (e genit te vet),qe perputhej edhe me porosite e Rilindjes.Kur u be minister e brendshem,sinqerisht thashe,se ky do jete fundi i tij,sepse ajo ministri,nga detyrat qe ka,te nxjerr te palarat ne shesh,sado mafioz te jeshe.Sepse edhe te “TJERET”,nuk hane bar (kanabis -jo,e jo).Por,tani qe po e shoh se si,tinezisht,po perpiqet te “rifutet ne loje”,si pa u ndjere,por vetem duke buzeqeshur-lexoje-zgerdhire,kam dy mendime per te:Ose ,predominon ndjenja e gropegjoksit,qe duhet te jete kudo e kurdohere protagonist,dhe kjo m’i rrezon te gjitha mendimet e mesiperme,per aftesine e tij.(Kjo ka me pak mundesi te jete e vertete).Ose e dyta,ky njeri,vetem,apo me miqte tij,apo (me e mundshmja),me te vellane e tij,ka bere aq shume “Pislleqe”,po i quaj keshtu-shkurtimisht-sa qe largimi nga fusha e “blerte”e frikson se do mbetet zbuluar (pa mbrojtje),PRANDAJ DOMOZDOSHMERISHT,I DUHET TE RIKTHEHET (SIKUNDER EDHE PO BEN),per te mbrojtur vehten bashke me rrethin e vet,si dhe pasurine qe kane vene,e per te cilen,ne se je jasht rilindjes,e ke “pa hipoteke”.Prndaj nuk duhet cuditur me veprimet e ketij Vlonjati tipik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *