• |
ide | kryesore

Gjashtë ditë për të vërtetën: Di Francesco rrezikon, ja kush e zëvendëson tek Roma

Sport



Hapet një javë vendimtare për Romën e mbi të gjithë për trajnerin, Eusebio Di Francesco. Humbja në Udine ka rihapur plagët e një fillim sezoni zhgënjyes tek verdhekuqtë, aq sa disa tifozë kanë sulmuar ashpër skuadrën në aeroport, ku në shënjestër ka qenë pikërisht tekniku, që pas asaj që bëri sezonin e kaluar (vendi i tretë dhe gjysëmfinale e Champions) tani rrezikon shkarkimin.

Skuadra ka nevojë për një shkundje sepse në këtë pikë numrat flasin qartë: verdhekuqtë nuk nisnin kaq keq në kampionat që nga 2011/12, kur në pankinë ishte Luis Enrique e kështu që drejtuesit e Romës po shohin për një zgjidhje emergjente. Ky është motive pse mund të jenë decizive sfidat kundër Real Madrid në Champions e Inter në Serie A. Në rast dështimi bashke me Di Francesco do të largohej edhe Drejtori Monchi, lëvizje që e parashikon Gazzetta dello Sport.

Një nga emrat që mund të marrë drejtimin e kryeqytetasve është Paulo Sousa, që nuk është se pëlqehet shumë nga tifozët, që kanë një tjetër të preferuar: Antonio Conte. Një hipotezë e vështirë, duke qenë se tekniku lirohet nga Chelsea jo para janarit dhe nëse e bën do ti kushtojë rrëth 20 milionë euro, por në anën tjetër periudha dimrore është shumë afër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *