• |
ide | kryesore

Mashtrimi/ Futbollisti 28 vjeçar deklaroi se ishte 16: kthen çmimin e fituar dhe skualifikohet

Sport



Ajo e Gourav Mukhi në Super Indian League dukej historia e bukur e një të riu me të ardhme të shkëlqyer: goli i parë në moshën 16 vjecare, rekord absolut i kampionatit indian bashkë me cmimin relativ. Vetëm se gjithcka ishte false. Sulmuesi ksihte deklaruar se ishte 16 vjec por në realitet, pas një hetimi të kujdesshëm, është zbuluar se ka 28 dhe kështu ka kthyer mbrapsht cmimin dhe është skualifikuar për 6 muaj.

Mukhi, që luan me Jamshedpur, kishte shënuar në 2-2 kundër Bengaluru FC duke u bërë lojtari më i ri që bënte gol në kampionatin indian. Pak kohë më vonë, është zbuluar që sulmuesi ishte shumë më i rritur kur zbriti në fushë me kombëtaren Under-16 të Indisë në 2015 kështu që, pas një hetimi të shkurtër, Federata indiane zbuloi mashtrimin. Mukhi ka pranuar fajin dhe është skualifikuar për 6 muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *