• |
ide | kryesore

Miku i Lady Diana,’Ajo kishte menduar vetëvrasjen’

Paparazzi, Slider



Në studion e “Domenica Live”, ditën e djeshme gjithë vëmendjen e ka marrë historia e jetës dhe vdekjes së Lady Diana.

Ishte miku i saj më i mirë, Derek Deanes, i cili ka rrëfyer ndër të tjera edhe detaje që lidhen me disa ditë para se princesha të ndërronte jetë gjatë një aksidenti me makinë në Paris. Që nga momenti i aksidentit në 31 gusht 1997 dhe përgjatë gjithë këtyre viteve, versioni zyrtar i vdekjes së Dianës është debatuar shpesh.Madje ditët e fundit, ish-mbreti i paparacëve, Darryn Lyons tha se versioni i aksidentit në Paris “nuk është domosdoshmërisht i vërtetë”.

Miku i Princeshës së popullit, Deane, i tha moderatores Barbara D’Urso se kur Diana zbuloi se Princi Çarli e tradhtonte me Camilla-n, ajo kishte menduar vetëvrasjen.“Diana e kuptoi se Çarli ishte i dashuruar me Camilla-n, që kur ata të dy po martoheshin.”- shprehet ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *