• |
ide | kryesore

Neymar, nga PSG e largojnë vetëm 200 milionë euro dhe ka një plan

Sport



Është një telenovelë, ka kohë që përflitet por tani ka shifra dhe detaje: Neymar ka një plan dalje nga Paris Saint Germain dhe një rrugë të hapur për tu kthyer në Barcelonë. Zbulimi vjen nga qyteti katalanas, nga Tv Betevè që në programin e tij La Porteria ka bërë të ditur parametrat e tratativës. Akordi mes sulmuesit brazilian e klubit të tij aktual parashikon mundësinë për tu larguar në verën e 2019 për shumën e 200 milionë euro. Kjo do ti lejonte sheikëve të mos humbisnin shumë në krahasim me 222 milionët e shpenzuar për ta blerë. Sigurisht bëhet fjalë për një shifër që pak klube në Europë mund ta shpenzojnë, por ekziston vetëm një destinacion i mundshëm dhe është pikërisht Barcellona.

Në muajt e shkuar është folur shumë për një interes të Real Madrid, por në javët e fundit Florentino Perez është tërhequr nga ankandi. Ka në mendje objektiva të tjerë dhe e di mirë se Neymar ka një preferencë për kthimin në Katalonjë. E kësaj i shtohet një detaj që nuk ka kaluar pa vëmendje.

Neymar është parë në shoqërinë e Andrè Cury, këshilltar i merkatos te Barcelona. Ai është takuar disa herë me Neymar, madje ka shëtitur në kryeqytetin anglez David Lucca, të birin e kampionit brazilian. Sinjale të forta për një kujdes në rritje të blaugrana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *